Ford tërheq rreth 550.000 automjete

Prodhuesi i automobilave Ford do të tërheq rreth 550.000 automjete në Amerikën Veriore për të riparuar problemin me marshin i cili mund papritur të sjellë nisjen e veturës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërheqja mbulon modelet Fusion prej vitit 2013 deri në vitin 2016 dhe SUV automjetin e vogël Escape nga viti 2013 dhe 2014.

Nga kompania Ford theksuan se pjesa që lidhet për kabllon e ndërrimit të marshit mund të shkëputet.

Nëse ndodh kjo, vozitësi mund ta lë marshin në pozitë parkimi, por automjeti të qëndrojë në ndonjë shpejtësi. Kjo mund të sjellë deri te ajo që automjeti të niset, që rrit rrezikun e lëndimeve dhe dëmeve, theksuan nga Fordi.

Nga kompania theksuan se nuk janë në dijeni për atë nëse problemi ka sjellë deri te ndonjë dëmtim ose lëndim, por, këshillojnë pronarët që gjatë parkimit të përdorin frenin e dorës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button