Haradinaj mirëpret rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e mirëpriti rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton REL. 

Ai tha se kjo është dëshmi e ecjes drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Kjo shpreh edhe një herë përcaktimin e gjithë kosovarëve për një të ardhme euroatlantike, duke praktikuar vlerat demokratike civilizuese perëndimore”, citon një komunikatë e Qeverisë së Kosovës kryeministrin Haradinaj.

Ai po ashtu tha se në rrugën e Kosovës drejt integrimit të plotë, ka punë dhe sfida, për të cilat “do të ketë angazhim konkret, institucional dhe nga e gjithë shoqëria”.

“Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës shprehin bindjen se qytetarët dhe institucionet e Kosovës do të dinë të vlerësojnë drejt dhe të respektojnë vendimet dhe rregullat e institucioneve evropiane për lëvizje të lirë”, thuhet në komunikatë.

Komisioni Evropian ka dalë të mërkurën me rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button