“Plani Juncker” tejkalon synimin e investimit prej 315 miliardë euro

Plani i Investimeve për Evropën, i njohur gjithashtu si “Plani Juncker”, pritet të mobilizojë 335 miliardë dollarë investime shtesë në të gjithë Evropën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo shumë është më tepër se synimi fillestar prej 315 miliardë eurosh të vendosura në vitin 2015 kur u lançua Fondi Evropian për Investimet Strategjike (EFSI), duke ndihmuar në mbylljen e boshllëkut të investimeve të lënë si rezultat i krizës ekonomike dhe financiare”, tha Komisioni Evropian përmes një deklarate me shkrim.

Kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se EFSI ishte vendosur për të krijuar mbi një milion vende pune dhe të rrisë Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) të bllokut 28-anëtarësh të Bashkimit Evropian (BE) me 1 për qind deri në vitin 2020.

“Ne kemi financuar projekte që pa EFSI-në nuk do të ishin të mundshme dhe të gjitha pa krijuar borxhe të reja. Dy të tretat e investimeve vijnë nga sektori privat”, tha Juncker.

Kreu i grupit të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Werner Hoyer, tha se shumë njerëz e konsiderojnë “Planin Juncker” si fitues dhe nuk ka kthim prapa nga ajo.

“Tani kemi çelësin që burimet e pakta publike të arrijnë më shumë për ekonominë e Evropës dhe për qytetarët e saj, duke grumbulluar investime private”, tha Hoyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button