“Lufta kundër të gjithëve”

Duke filluar të analizosh vetëm termin “Luftë” të krijon në kokë mendime të lloj llojshme, por termi i tillë çdo herë është përdorur për luftërat vizuale të cilat njeriu i shikon, por sinqerisht termi luftë përdoret edhe për pjesët jo vizualë, si p.sh: luftërat e ftohta, luftërat e prodhimit bërthamor, politike, ndikimit ekonomik etj.

Por duke dashur të analizojmë luftën politike do fillojmë nga ndeshja e dy super fuqive për ndikim politik në botë dhe veçanërisht në Ballkan, përplasja e këtyre dy forcave politike ka filluar që nga vitet 1850 dhe vazhdon ende sot e kësaj dite, ndikimi i të dy palëve në aspektin politik njihet si shumë i ashpër, luftërat të cilat ndodhin në çdo cep të botës tregojnë më së miri vendosjen e kahjeve politike të dy superfuqive, të tillë kanë qenë luftërat në lindjen e mesme ( Afganistan, Pakistan, Irak, Siri, Katar) si ashtu edhe në Ballkan ( Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë- masakra me më shumë viktima pas luftës së dytë botërore, Kosovë, Maqedoni), por edhe në luftën e dy botërore në mes dy gjermanive.

Sa i përket ndikimit në Ballkan të dy super fuqitë kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm, por analiza e viteve të fundit tregojnë një të vërtet të patundshme për shtetin e Maqedonisë, forca e parë ajo Amerikane për 28 vite në Maqedoni ka investuar shuma marramendëse për ndikimin e popullatës në aspekt psikologjik që mendimi i tyre të jetë properëndimor. Por realisht vetëm populli shqiptarë ka fituar këtë lloj mendësie psikologjike properëndimore, kurse populli maqedonas në 80% e përbërjes, gati 28 vite kanë qenë vasal të forcave destruktive të përkrahur nga Rusia.

Por si realisht është zhvilluar kjo llojë propagande? Federata Ruse në zhvillimin e politikave të jashtme në qeverinë e vet parasheh pjesë të posaçme për çështjet financiare të cilat i delegon në vendet më pak të zhvilluara, siç është edhe rasti i Maqedonisë. Federata ruse nëpërmes dy shteteve mike të saja delegon ndihma financiare për përkrahje të forcave destruktive, njëri ndër këto shtete është edhe Katari, ky shtet sa do i vogël të jetë, ndikimin financiar në Maqedoni e ka të madh, ata tani financojnë një parti politike “shqiptare” dhe dy maqedonase, shumat e tilla vijnë nëpërmes organizatave të ndryshme joqeveritare dhe fetare, pra ndikimi i tyre në aspekt fetar është evident duke krijuar simpati dhe iluzione për shtetit Turkë dhe për Turqinë, me të vetmen arsye fillimin e zhdukjes së nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptarë. Tek partit maqedone krijon një simpati për shtetin Sërb dhe Rusë duke marrë parasysh afërsin e dy popujve njëra ndaj tjetrës.

Ku realisht qëndrojnë shqiptarët?

Pjesa dërmuese e shqiptarëve janë pro perëndimor duke filluar nga pjesa veri-perëndimore e Maqedonisë, kurse pjesa e pakicës zhvillon një politik aq integruese dhe të frikshme që rrallë kush mund t’iu bjerë në fije, ata ofendojnë figurat e hershme kombëtare dhe fetare duke i shpallur tradhtar dhe se kinse nuk kanë punuar për mirëqenien e popullit të vet, kurse popujt e lashtë okupues i njeh si vëllezër dhe pjesë e tyre, por realisht kjo politikë është ajo e cila tenton të defokusoj popullin nga aspekti kombëtar, të tillë njerëz duhet anashkaluar në forma të ndryshme, qëllimi i tyre është materializmi personal dhe asgjë tjetër.

Por ndikimi i forcës ruse ka qenë pjesë edhe e shërbimit të inteligjencës, pos kësaj edhe e kishës ortodokse, Bashkësisë fetare Islame që nga viti 2006-2008 por edhe organizatave fetare të ndryshme që për shkaqe etike emrat e tyre nuk publikohen, këto organizata janë konvertuat nga Forumet Komuniste në organizata fetare, pra destruktiviteti ka qenë pjesë edhe e bashkësive fetare. Me fillimin e luftës në Kosovë, forcat destruktive pro ruse filluan të tërhiqeshin drejt Bosnje Hercegovinës, kurse ata të cilët arritën të mbijetonin deri në vitin 2017 me ndihmë të partisë maqedonase e cila ishte në pushtet, nuk e posedonin atë forcën e dikurshme për destabilizim, pra tentativat e tyre famëkeqe dështuan edhe pse të ndihmuar nga disa parti politike shqiptare duke nxjerrë në pah patriotizmin e rrejshëm dhe të kalbur në opinion me ose pa dashje përsëri DËSHTUAN. Koha e sotshme tregon faktin kryesor se vetëdijesimi i popullatës është shumë i madh dhe orientimi i tyre është për nga forcat properëndimore, sepse vetëm atje mund populli të shohë ardhmëri të sigurt dhe sinqeritet në politikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button