Djemtë nga shpella në Tajlandë shpëtimin e tyre e quajtën mrekulli

Dymbëdhjetë djemtë dhe trajneri i tyre i futbollit, të cilët ishin të bllokuar në shpellën e vërshuar në pjesën veriore të Tajlandës, për herë të parë u paraqitën në opinion prej se u shpëtuan.

Ishin të veshur me fanella bardhë e gjelbër dhe luajtën me top futbolli derisa shkonin drejt skenës prej nga transmetohet drejtpërdrejtë konferenca për shtyp nga Çiang Raj.

Ngjarja mediale është organizuar një javë pas shpëtimit dramatik të djemve.

Në konferencën për shtyp të gjithë djemtë u prezantuan një nga një.

Pas shpëtimit, futbollistët e rinj dhe trajneri kaluan një javë në spital në Çiang Raj, rreth 60 kilometra në jug të shpellës Tam Luang-Hun Nam Nang Non e gjatë 10 kilometra.

Të rinjtë ishin detyruar të kalojnë mbi dy javë në shpellë, pasi që kur shkuan atje për vizitë më 23 qershor, dalja e shpellës u bllokua nga ujërat e ardhura.

“Kjo është mrekulli”, deklaroi 14-vjeçari Adul San-On, i cili iu përgjigj në gjuhën angleze zhytësve britanikë, të cilët i zbuluan pas nëntë ditëve të kaluara pa kurfarë kontakti me botën e jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button