Me mbështetjen e BE-së, lëshohet në përdorim stacioni i ri pastrues në Radovish me kapacitet për 25.000 banorë

Ka filluar me punë stacioni i ri pastrues për trajtimin e ujërave të zeza në Radovish. Përveç stacionit të ri pastrues për trajtimin e ujërave të zeza, është rivitalizuar dhe zgjeruar rrjeti primar i kanalizimit në komunën e Radovishit, me çka zgjidhet problemi i ujërave të zeza, rriten standardet për mbrojtjen e mjedisit dhe zvogëlohet edhe ndotja mbitokësore edhe ndotja nëntokësore. Në kuadër të projektit janë ndërtuar edhe kolektorë dhe një rrugë e re hyrëse. Stacioni pastrues në Radovish ka një kapacitet të instaluar për 25.000 banorë.

Fillimi i funksionimit të stacionit të ri pastrues në Radovish ka një rëndësi shumë të madhe sepse përmes këtij projekti rriten standardet për trajtimin e ujërave në përputhje me direktivat e BE-së. Në ceremoninë e hapjes solemne, Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev theksoi:

“Ky është një hap i vogël por i rëndësishëm drejtë arritjes së standardeve evropianie për mjedis të shëndoshë dhe të pastër si dhe jetë cilësore. Ky është ndryshimi që e prisnin qytetarët tanë dhe që  veçmë është duke ndodhur. Me bashkëpunim të përbashkët të institucioneve dhe partnerëve tanë dhe mbështetës të BE por edhe nëpërmjet kyçjes së qytetarëve të cilët kontribuojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së vendeve ku jetojmë, do t’i arrijmë standarded dhe më shpejtë do të ndërtojmë shtet sipas rregullave evropiane. Vendi ynë dp të vazhdojë të mësojë dhe aplikojë eksperienca nga vendet evropiane për menaxhimin e teknologjive më të mira të këtij lloji. Integrimi i vendit drejtë BE do të thotë që e çojmë në Evropë, por këto iniciativa janë shembull i qartë nëpërmjet të cilave e sjellim Evropën këtu, në shtëpi, nëpër qytetet e bukura të vendit tonë”.

Vlera e përgjithshme e projektit është 6 milionë euro, ndërsa fondet janë të siguruara nga Bashkimi Evropian me kontributin e Qeverisë përmes Instrumentit të Ndihmës Para-Anëtarësimit (IPA), nga pjesa e zhvillimit rajonal, komponenti tre.

Në ceremoninë e hapjes u drejtua edhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Samuel Zhbogar.

“Mbrojtja e mjedisit dhe krijimi i kushteve për një jetë më cilësore dhe një zhvillim të qëndrueshëm është një nga përcaktimet kryesore të BE-së në mbështetjen të cilën e jep për projekte të ndryshme në vend. Ky projekt është pjesë e aktiviteteve të financuara nga BE-ja, dhe paralelisht, së bashku me shtetin, jemi duke punuar në reformat në sektorin e ujërave, për të siguruar mbrojtjen e resurseve natyrore dhe furnizimin e qëndrueshëm me ujë për të gjithë qytetarët. Ne mbetemi një partner i shtetit dhe do të vazhdojmë të mbështesim projektet në interes të qytetarëve”, nënvizoi Zhbogar.

Realizimi i projektit është në bashkëpunim me Sektorin për BE-në pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Sektorin e Financimit Qendror dhe Lidhjes së Kontratave pranë Ministrisë së Financave. Ministri i Financave, Dragan Tevdovski shprehi falënderim për besimin e dhënë nga Delegacioni i BE-së për menaxhimin e programeve të financuara nga BE-ja. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadullah Duraku, shprehi falënderim për mbështetjen e BE-së për projekte të lidhura me mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar rëndësinë e projekteve të këtij lloji për ruajtjen e resurseve natyrore, siç është uji.

Stacionin pastrues për trajtimin e ujërave të zeza në Radovish e ka realizuar kompania WTE Group, e cila është në pronësi të EVN Grupacionit.

“Me të vërtet është një kënaqësi shumë e madhe që pikërisht grupacioni ynë po punon në realizimin e projekteve të këtilla të rëndësishme për qytetarët, por edhe për komunitetin në tërësi. Këtu kemi implementuar përvojën tonë të madhe në këtë fushë, të fituar në disa vende në BE dhe jemi të bindur se për qytetarët e Radovishit ky projekt do të thotë një jetë më cilësore. Unë sinqerisht shpresoj se do të kemi edhe shumë mundësi të këtilla, ku me ekspertizën tonë do të mund t’i japim përkrahje zhvillimit”, ka thënë Verner Kazagrande, anëtari i Bordit Ekzekutiv të WTE Group-it.

WTE Group është kompania udhëheqëse për furnizim me ujë dhe për trajtimin e ujërave të zeza në tregun e BE-së, e pranishme me projekte të kësaj fushe në 18 vende evropiane.

Për rëndësinë e stacionit pastrues në Radovish për banorët lokal ka folur edhe Kryetari i komunës së Radovishit, Gerasim Konzulov.

“Me këtë projekt është zgjidhur një problem i madh në komunë për një periudhë të gjatë. Përveç aspektit ekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm, për qytetarët me rëndësi të madhe është edhe rivitalizimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të kanalizimit, me çka është përmirësuar në masë të madhe edhe cilësia e jetës së qytetarëve”, theksoi Konzulov.

Ndërtimi i stacionit pastrues në Radovish filloi në vitin 2016, ndërsa ndërtimi i tërësishëm përfundoi për dy vjet. Ky është stacioni i tretë pastrues i ndërtuar nga WTE Grupacioni. Stacioni i parë pastrues, i vendosur në fshatin Saçevë, Strumicë, u lëshua në përdorim në fund të vitit 2017, ndërsa ai i dyti që ndodhet në Kërçovë, u lëshua në përdorim  muajin e kaluar. Vlera e përgjithshme e këtyre objekteve është 21 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button