Gjermani, lirohet një nga të akuzuarit në çështjen NSU

Pas përfundimit të çështjes lidhur me grupin terrorist neonazist “Nëntoka Nacional Socialiste” (NSU) në Gjermani, Gjykata e Lartë e Mynihut ka liruar Ralf Wohlleben një nga të akuzuarit i cili ishte dënuar me 10 vite burg në këtë çështje, transmeton Anadolu Agencuy (AA).

Sipas një deklaratë me shkrim nga Departamenti Penal nr. 6 ku është shqyrtuar çështja e NSU-së mësohet se në kuadër të aplikimit të avokatit mbrojtës në Gjykatën e Lartë të Mynihut dhe me miratimin e Prokurorisë është vendosur të hiqet masa e arrestit me burg për Ralf Wohlleben.

Në deklaratë me arsyetimin se nuk ka rrezik që të arratiset thuhet se deri në vendimin përfundimtar është lënë i lirë Wohlleben i dënuar me 10 vite burg dhe i cili ka vuajtur 6 vite e 8 muaj të dënimit.

Ralf Wohlleben gjykohet si i azkuzuari numër 2 më i rëndësishëm në këtë çështje. Ai është akuzuar për ndihmë dhe strehim të organizatës duke e furnizuar me armën e tipit ‘Ceska 83‘ e cila është përdorur në 9 vrasje që organizata terroriste NSU ka kryer.

Edhe sikur ndaj Wohlleben të jepet vendimi përfundimtar nuk do të jetë më e nevojshme që ai të hyjë më në burg për shkak se ka vuajtur dy të tretat e dënimit.

Gjykata në Gjermani pak ditë më parë shpalli vendimin për grupin terrorist NSU pas gjykimit që zgjati pesë vite me akuzat për vepra të kryera mes viteve 2000-2007, përfshirë vrasjen e 10 personave, nga të cilëve 8 turq, sulme me bomba dhe plaçkitje të armatosura.

Gjykatësit dënuan të akuzuarën kryesore Beate Zschaepe me burgim të përjetshëm, ndërsa 10 vite burgim u caktuan për Ralf Wohlleben, 2 vite e gjysmë për Andre Emminger dhe 3 vite për Holger G., për ofrim ndihme dhe strehimi për grupin terrorist NSU. Ndërkaq, Carsten S., i cili pranoi veprën, u dënua me 3 vite burgim.

Çështja NSU

Kujtojmë se grupi neonazist NSU është akuzuar për vrasjen e 8 emigrantëve turq, një shtetasi grek dhe të një policeje gjermane, dy sulme me bomba dhe 15 grabitje të bankave në mes të viteve 2000 dhe 2007. Të gjitha vrasjet një kohë të gjatë ishin të pazgjidhura. Roli dhe prania e anëtarëve të organizatës NSU u zbuluan rastësisht më 4 nëntor 2011.

Anëtarët e NSU-së Uwe Böhnhard dhe Uwe Mundlos, u gjetën të vdekur dhe pretendohej se kishin kryer vetëvrasje në një karavan ku ata ishin fsheshur pas grabitjes së një banke më 4 nëntor 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button