Një grua nga Shtipi i ka mashtruar një djalë dhe vajzë nga Tetova: Do t’ju gjejë punë në Gjermani

29 vjeçarja S.M. dhe 21 vjeçari F.F. nga Tetova, dje kanë paraqitur se një grua nga Shtipi, me të cilën janë njohur nëpërmjet rrejtit social “Facebook” në mars të këtij viti dhe e cila u ka premtuar se do t’u sigurojë punë tremujore në Gjermani, njofton Portalb.mk.

Pastaj, gruaja nga Shtipi prej tyre ka kërkuar që të paguajnë fillimisht nga 2700 denarë, ndërkaq më pas edhe nga 12.300 denarë për marrëveshjet për punë, ndërkaq biletat e avionit vetë t’i paguajnë.

Të paraqiturit kanë aplikuar dhe i kanë paguar mjetet, pasi që paraprakisht u janë miratuar aplikimet, por një periudhë përpara se të shkojnë në Gjermani, më 11-tin të muajit të kaluar, nga e paraqitura kanë marrë porosi se nuk do të mund të shkojnë, ndërkaq më pas nuk u është lajmëruar më në telefon, por as nuk ua ka kthyer mjetet. Prej SPB Tetovë thonë se po punojnë që ta pastrojnë plotësisht rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button