Siri, arrihet marrëveshje për evakuime të reja

Opozitarët dhe regjimi i Bashar al Asadit në Siri kanë arritur marrëveshje për evakuime të reja në bisedimet të cilat vazhdojnë mes palëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet opozitare siriane mësohet se në kuadër të marrëveshjes regjimi i Asadit do të lirojë 1.500 civilë dhe opozitarë të cilët i ka arrestuar, kundrejt daljes së 6.900 personave në rajonet Fua dhe Kefreja të Idlibit të cilat janë nën rrethimin e opozitarëve ushtarakë.

Pritet që procesi i evakuimit të fillojë në periudhat në vijim, ku në rast të kryerjes së evakuimit të dy rajonet që kanë popullatë shiite do të zbrazen.

Gjithashtu edhe më parë mes opozitarëve dhe regjimit të Asadit është arritur marrëveshje për evakuimin e popullatës shiite në Fua dhe Kefreja. Si rezultat janë liruar shumë të arrestuar që ndodhen në burgjet e regjimit dhe rajonet Madaja, Zebadani dhe kampin Jermuk të Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button