Ramazani kultivon vlera

Muaji i ramazanit  në mendjen e njeriut duhet të transferohet nga një ngjarje fetare që ndikojnë adetet dhe zakonet  në një shkollë për ndërtimin dhe kultivimin e vlerave dhe një shans për të përqafuar të gjitha ëndrrat që i ëndërron një njeri. Ne duhet të kuptojmë se jemi në një shkollë shpirtërore që kultivon vlera dhe i ngulit kuptimin thelbësor të suksesit në jetën e njeriut.

Ne në këto reshta do të mundohemi që në oborrin e kësaj shkolle të lexojmë tregimin e vlerave në jetën e njerëzve të suksesshëm, dhe si kjo shkollë posedon aftësi të nxjerrë studentë të cilët do të jenë në gjendje të kultivojnë vlera, të ndërtojnë personalitet me metodë të njëjtë siç ëndërrojnë të suksesshmit.

Ramazani na mëson  vlerën e qëllimit dhe objektivit në jetën e përditshme dhe ndikim e saj, na mëson se jeta pa qëllim dhe objektiv është një jetë e pakuptimit dhe pa efekt! Pikëpamja e çështjet së qëllimit apo objektivit në Ramazan është e qartë, e shohim dukshëm në fjalët e të Dërguarit ku thotë: “Kush e agjëron Ramazanin me bindje, duke shpresuar shpërblimin nga All-llahu, i falen të gjitha mëkatet e bëra më parë”. “Kush falë namazin e taravisë me bindje, dhe duke shpresuar shpërblimin nga All-llah, i falë të gjitha mëkatet e bëra më parë”

Çdo mysliman i cili futet në portet e kësaj shkolle i shikon këto objektiva në të gjitha anët duke brohoritur dhe duke e ftuar që ta përqafon shëtitjen e madhe në tridhjetë ditët e ardhshme.

Qëllimi dhe objektiva këtu është i qartë, objektiv është i kufizuar me kohë të caktuar duke filluar në Ramazan dhe mbaron pas tridhjetë ditëve, prej mrekullive të qëllimit është se shpërblimet e përqafojnë dhe e mahnitin me elegancën vet çdo kërkues, e gjithë kjo e bënë pronarin e këtij qëllimi dhe objektivi të ballafaqohet me tmerre dhe vështirësi për ta përqafuar dhe arritur  deri në sukses.

Çdo projekt në të cilën qëllimi dhe objektivat nuk janë të qarta do të jetë projekt shumë afër dështimit e jo suksesit, suksesi në çdo projekt do të varet  nga madhësia, qartësia dhe aftësia për të arritur qëllimin dhe objektivin.

Andaj çdo njeri duhet të kuptoj se asnjëherë nuk do të arrij t’i realizoj ëndrrat dhe planet e as nuk do të festoj fundin e projektit  vetëm pasi të studioj qëllimin dhe të caktoj objektivat që në fillim të rrugës… Sa projekte të iniciuara që i ka filluar njeriu me vetveten apo në shoqëri që ende akoma nuk ka arritur  të përqafoj fundin? Sa prej njerëzve jetojnë me  ëndrrën  e memorizimit të Kuranit e akoma nuk ka arritur ai vit apo ajo ditë. Sa prej njerëzve  në jetë kanë ngritur projekte dhe akoma vazhdojnë të jenë të shkruara në letra e ende se kanë parë dritën e realizimit. Sa dëshira e projekte  që e përmirësojnë jetesën ton e sulmojnë mendjen për çdo ditë e ende s’kanë filluar  të realizohen.

Ramazani erdh për të na treguar  se personi i cili e agjëron dhe falë namaz me bindje dhe shpresë në shpërblimin e All-llahut do ta arrin devotshmërinë, e kjo e fundit është objektivi dhe qëllimi kryesorë  i kësaj shkolle. Çdokush i cili dëshiron të testojë aftësinë e tij për të arritur këtë vlerë në të gjithë jetën e tij,  le të provon se a do të arrin objektivin e këtij muaji të bekuar.

Prej vlerave që konfirmon Ramazani për të ndërtuar personalitetin e njeriut është vlera e shansit, ngritja e njeriut në sferat e jetës varet ngushtë me shfrytëzimin e shanseve.

“Kush e agjëron Ramazanin me bindje, duke shpresuar shpërblimin nga All-llahu, i falen të gjitha mëkatet e bëra më parë”. “Kush falë namazin e taravisë me bindje, dhe duke shpresuar shpërblimin nga All-llah, i falë të gjitha mëkatet e bëra më parë” Mendo rreth këtyre shanseve që çdonjërit prej neve u ekspozohen dhe e ftojnë t’i përqafon e më këtë të realizohet ëndrra e njeriut në këtë botë.

Shanset apo mundësit kanë nevojë për mendjemprehtë  që t’i shfrytëzon në rastin e parë, e ti e dinë se kush është Ukashja e cili e shfrytëzoj shansin e parë

Ramazani na bënë thirrje ti shfrytëzojmë këto dy mundësi të cilët i kemi para duarve, e këto janë ëmbëlsirë e këndshme për çdo individ derisa vazhdojnë ditët e agjërimit, edhe pse kjo vlerë gjegjësisht  shfrytëzimi i shanseve shtrihet në çdo moment të jetës sonë, andaj duhet të jetojmë këtë jetë syçelur duke u munduar t’i shfrytëzojmë të gjitha shanset dhe mundësit e mos të lejojmë në asnjë mënyrë që ndonjë shans të na ikë apo të fillojmë me shfrytëzim e më pas të ngelemi dhe të na kap plogështia, pa marrë parasysh se cilat janë rrethanat  ngaqë nuk e dimë se a do na  jepet edhe një herë një mundësi dhe shans i tillë. Shfrytëzimi i shanseve është një vlerë madhështore që duhet edukuar vetveten tonë, e të dalin nga shkolla e ramazanit e ne jemi kalitur dhe e kemi mësuar këtë mësim mu ashtu siç duhet.

Ramazani ndërton dhe kalit në personalitetin tonë vlerën e kohës, dhe konfirmon se jetë është aq sa shfrytëzohet koha, një minutë ka aq shumë ndikim në jetën ton sa që fare nuk mund të imagjinojmë, nëse njeriu një minutë para se të hynë koha e iftarit  hanë apo pinë konsiderohet agjërimi i asaj dite si i pavlerë, njëjtë nëse hanë pasi të kaloj koha e syfyrit për një minutë tëre etja dhe uria e asaj dite do të jetë e kotë, i gjithë ky precizitet është për të mbjellë dhe ndërtuar në zemrat e besimtarëve vlerën e kohës.

Çdo sukses që ne e shikojmë me sytë ton në rruzullin tokësorë  do të vëreni sa ka lidhje të ngushtë me këtë vlerë gjegjësisht vlera e kohës. Potencoj se kjo vlerë (vlera e kohës) është histori që ndërton  individ dhe popuj momentin kur ata i japin rëndësi të madhe dhe e shfrytëzojnë në mënyrë të duhur, nuk ka opsion tjetër ai i cili dëshiron të ndërtoj histori  përveç se të kujdeset për këtë vlerë dhe ta kultivon në mënyrë të duhur. Librat e historisë të japin dëshmi të plota dhe të qarta mbi ata që u kujdesën për këtë vlerë.

Këto tri vlera –objektivi (qëllimi), shansi dhe koha- e përbëjnë historinë e njeriut si dhe biografin e tij e shkruajnë me shkronja ari, e parfumosin jetën e tyre me frymëmarrje të sfidës, dhe çdo ëndërr shndërrohet në realitet./portalb/

Shkruan: Hoxhë Abdyl Fuga

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button