Zaev: Biseduam për pyetjen e referendumit: “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë” (VIDEO)

22:22 – Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit të liderëve theksoi se në takim është diskutuar për pyetjen e mundshme të referendumit “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë”, si dhe për atë se a mund të jetë referendumi konsultativ, transmeton Portalb.mk.

“Këtë takim liderësh e ftuam që të vendosim së bashku stabilitet, siguri dhe të ardhme. Në takim kemi diskutuar për pyetje të mundshme të referendumit “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë”. Në kushte kur Kuvendi duhet të sjellë vendim të rëndësishëm, referendumi të jetë konsultativ, para Kuvendit të sjellë vendim të rëndësishëm. Megjithatë vullnetin e qytetarëve duhet ta respektojnë të gjithë. Për këtë diskutuam të gjithë që mbetëm në takim deri në fund”, tha Zaev.

Kryeministri tha se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë kërkesën e VMRO-së për amnisti të pjesëmarrësve në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.

Zaev gjithashtu njoftoi se takimi do të vazhdojë përsëri nesër në ora 12 në formatin që e kërkoi lideri i VMRO-së, Mickoski, të jenë të pranishëm vetëm 4 liderë të partive.

20:15 – Lideri i VMRO-DPME-së, Hristian Mickoski e lëshoi takimin e liderëve. Ai pas një ore e gjysmë doli nga takimi.

Ai tha se ndjehet i revoltuar për shkak se në takim nuk janë ftuar të gjitha partitë politike, por vetëm ato që kanë më paku një deputet.

Ai i kërkoi Zaevit që para të hënës të ftojë sërish takim liderësh vetëm me katër partitë më të mëdh në Maqedoni, edhe pse sot u largua nga shkaku se nuk janë ftuar të gjitha partitë.

“Ne ishim pjesë e takimit të liderëve. Me të vërtetë nuk e kam të qartë konceptin se pse nuk janë ftuar të gjithë liderët e partive politike dhe për shkak revoltit e lëshoj takimin. I kam thënë Zaevit para të hënës të ftojë takim liderësh nga katër partitë më të mëdha në vend”, tha Micksoski.

VMRO-DPMNE, tha ai, mbetet me qëndrimet e njëjta si edhe deri më tani.

“Gjithashtu si VMRO-DPMNE shfaqëm revoltë serioze dhe mospajtim për sjelljen devijuese të përfaqësuesve qeveritarë dhe shumicës parlamentare gjatë ditës së djeshme kur në një mënyrë në kundërshtim me Rregulloren e cila nuk ishte praktikë deri më tani në jetën politike në Republikën e Maqedonisë u përcaktua nevoja e ndryshimit të Kodit Zgjedhor pa mbështetjen e partisë më të madhe në opozitë, ndërsa me qëllim që të zvogëlohet numri i nevojshëm i deputetëve kur miratohet përbërja e KSHZ-së prej 80 në 61”, tha Mickoski, duke shtuar se ata si VMRO-DPMNE kanë shprehur revoltë dhe i kanë treguar arsyet për të cilat e braktisin këtë takim të partive politike parlamentare.

18.00- Ka filluar takimi me liderët e partive politike të cilin e inicoi Kryeministri dhe lideri i LSDM-së,  Zoran Zaev, pritet që në takim të bisedohet për tejkalimin e dallimeve me opozitën rreth përgatitjeve të referendumit për Marrëveshjen me Greqinë që duhet të mbahet në vjeshtë.

_____________________________________________

“Për shkak të momentit të jashtëzakonshëm politik, i cili imponon zgjerim të kornizës institucionale të takimeve të liderëve, në këtë takim në format 1+1 (lideri i parisë plus një përfaqësues i partisë politike), janë të ftuar partitë me më shumë se një deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, theksuan në kumtesën e Qeverisë.

Sipas asaj që u paralajmërua, janë ftuar liderët e BDI-së, Ali Ahmeti, liderët e dy krahëve të Besës, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, i PDSH-së Menduh Thaçi, i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, liderja e  OBM-së Liljana Popovska, lideri i PLD-së Goran Milevski, i PRSD-së Tito Petkovski dhe i PSM-së, Lubisav Ivanov-Xingo.

Në takimin e liderëve, lajmëron MIA, pritet që të marr pjesë edhe lideri i opozitës Mickoski, edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar nga partia. Praninë në takim e kanë konfirmuar Ahmeti, Petkovski i cili në takim do të marrë pjesë me Goran Misovskin, nënkryetar dhe deputet i kësaj partie, pjesë e koalicionit të LSDM-së, Popovska e cila do të vijë me deputeten Maja Moraçanin.

Kjo është hera e parë që takim i tillë i liderëve të mbahet me këtë përbërje, gjegjësisht të ftohen edhe liderët e partive të cilët kanë më shumë se një deputet në Parlament.

Kryeministri Zaev e caktoi takimin e liderëve pasi, siç u potencua,  VMRO-DPMNE-ja opozitare e bllokoi procesin për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i cili duhej ta organizojë referendumin për marrëveshjen e emrit me Greqinë. Qeveria dje propozoi,  ndërsa Kuvendi e votoi nevojën e sjelljes së Kodit zgjedhor, sipas procedurës së shkurtuar dhe me flamuj evropianë. Me të parashikohet përbërja e KSHZ-së të votohet me 61 vota, ndërsa fshihet edhe paragrafi 3 i nenit 27, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve  të mos e shqyrtojë propozimin. Ndryshimet përfundimisht duhet të sillen pas mbledhjes së Komisionit  për Çështje Evropiane, për të cilën kryetari i saj Artan Grubi tha se ende nuk dihet  se kur do të caktohet. Megjithatë, edhe Qeveria dhe Kuvendi lanë hapësirë që ndryshimet e Kodit zgjedhor  të mos sillem përderisa arrihet kompromis me opozitën në takimin e sotëm të liderëve.

Kryeministri Zaev nga pres konferenca e djeshme me eurokomisarin Johanes Han  në Shkup paralajmëroi se takimi i liderëve do të jetë për tejkalimin e dallimeve me opozitën rreth përgatitjeve të referendumit, që do të vijojë në Republikën e Maqedonisë.

“Të gjithë duhet të mbesim të përkushtuar në këtë moment, të ndihmojmë në këtë proces, siç tha eurokomisari, para se gjithash për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, por edhe për partnerët tanë në BE, dhe për atë me siguri nesër mbrëma do të konvokojmë takim liderësh që t’i përshpejtojmë  proceset rreth përgatitjes së RM-së për referendumin e ardhshëm”, tha kryeministri.

Të hënën, megjithatë, kryeministri Zaev deklaroi se pret deri në fund të javës të rrumbullaksohet procesi rreth datës, çështjes dhe karakterit të referendumit për emrin.

Zaev nesër do ta kushtëzojë Mickoskin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP