Thaçi flet pas takimit me Mogherini-n

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se me përfundimin e dialogur do t’i hapet rruga e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike.

Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, deklaroi se delegacioni kosovar ka rikonfirmuar përkushtimin për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, transmeton Klan Kosova.

“Bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare, që janë pjesë e koalicionit qeverisës, takuam përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.Në këtë takim rikonfirmuam përkushtimin tonë për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.Kjo do të t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike. Kosova edhe në takimet e radhës do të jetë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button