Rusia e gatshme për bashkëpunim me SHBA-të për uljen e armëve ofensive

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes i Rusisë Igor Konashenkov deklaroi se Rusia është e gatshme të vendos komunikim me zyrtarët ushtarak amerikanë lidhur me çështjen e bashkëpunimit në Siri dhe vazhdimin e Marrëveshjes për uljen e armatimit strategjik ofensivë (START), raporton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin para gazetarëve në Moskë, Konashenkov rikujtoi samitin e djeshëm në Helsinki mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Ai theksoi se të dy liderët gjatë samitit arritën marrëveshje të rëndësishme lidhur me çështjen e sigurisë globale.

“Institucionet ushtarake të Rusisë janë të gatshme që përmes Shtatmadhorisë dhe institucioneve tjera relevante të vendosin komunikim aktiv me homologët nga SHBA-të për të negociuar vazhdimin e Marrëveshjes për uljen e armatimit strategjik ofensivë (START), arritjen e bashkëpunimit dhe sigurisë ushtarake në Siri, si dhe çështjet tjera aktuale”, tha Konashenkov.

Putin po ashtu në deklaratë për “Fox TV” tha se Moska është e gatshme me SHBA-të që të vazhdojë “START” që zgjat deri në vitin 2021, duke shtuar se nevojitet të bisedohet në detaje.

Marrëveshja e fundit për uljen e armatimit strategjik ofensivë (START) mes Rusisë dhe SHBA-ve, qëllimi i së cilës është kufizimi i armëve bërthamore, është nënshkruar në vitin 2010.

Federate ruse dhe SHBA-të atëherë bënë thirrje që të gjitha vendet që posedojnë armatim bërthamor në mënyrë aktive të kontribuojnë në uljen dhe kufizimin e tij, në kushte të përforcimit të stabilitetit ndërkombëtar dhe sigurimin e sigurisë së barabartë dhe të pandashme për të gjitha vendet.

Në një deklaratë të përbashkët, delegacionet e SHBA-ve dhe Rusisë theksuan se të dy vendet e shohin nënshkrimin e Marrëveshjes për kufizimin e armatimit strategjik si një hap të rëndësishëm në rrugën e çarmatimit bërthamor dhe mospërhapjes së armëve bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button