Puthja e parë e Vesës dhe Big Bastës – në veturë

Pas Vesës, edhe Big Basta ka vendosur të flasë për lidhjen e tij me këngëtaren nga Kosova.

“Kemi gati një vit bashkë, por na duket si një jetë, shpresojmë që të jetë e pafund”, ka thënë reperi për Gazetën Shqiptare.

Arsyeja pse e kanë mbajtur të fshehur lidhjen, sipas Bastës, është për të shijuar “në maksimum momentet tona të para, sepse në fund të fundit jemi njësoj si njerëzit e tjerë”.

Ai ka thënë se “Vesa është gjithçka që një femër duhet të jetë – e sigurt, e vullnetshme, suportuese dhe shumë e ëmbël”, ndërsa ka treguar se puthjen e parë e kanë shkëmbyer në veturë.

“Ishte në një vend afër shtëpisë sime, në makinë të parkuar. Ishte pak ftohtë dhe u puthëm pa thënë asnjë fjalë”, ka treguar këngëtari.

Lajme të ngjashme

Back to top button