Evitoni këto ushqime, për një lëkurë të shëndetshme!

Alkoli shkakton çrregullim të hormoneve dhe ulje të mbrojtjes së sistemit imunitar duke çuar kështu në dehidratimin e lëkurës dhe krijimin e akneve.

Tortat me oriz. Ashtu si dhe ëmbëlsirat e tjera edhe  tortat me oriz  përmbajnë kalori “boshe”  dhe kanë një nivel të lartë glicemik. Këta faktorë ndikojnë në përshpejtimin e procesit të plakjes duke i dhënë lëkurës tuaj një pamje të lodhur dhe krijimin e rrudhave, shkruan Bordo.al.

Sushi përmban shumë kripë dhe karbohidrate duke krijuar kështu një lëkurë të fryrë dhe çrregullim të qarkullimit të gjakut.

Shumë produkte të bulmetit përmbajnë hormon rritjeje i cili përkeqëson gjëndrat e vajit të lëkurës, si pasojë lëkura juaj bëhet e yndyrshme dhe ju vuani nga aknet.

Drithrat që konsumohen në mëngjes përmbajnë një ingredient të modifikuar gjenetikisht duke duke shkaktuar kështu irritim, akne dhe alergji të lëkurës.

Lëngjet përmbajnë 5 lugë çaji sheqer dhe kanë mungesë fibrash duke kështu i japin lëkurës tuaj një pamje të vrazhdë dhe të lodhur.

Mishi i përpunuar (si për shembull sallami ) përmban shumë nitrat potasiumi dhe sodium, përbërës këta të cilët shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën e lëkurës tuaj duke shkaktuar gjithashtu plakje të parakohshme dhe fryrje të lëkurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button