Juncker viziton Trumpin më 25 korrik

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të vizitojë presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington më 25 korrik, për të diskutuar marrëdhëniet e tensionuara tregtare, transmeton REL.

“Presidenti Juncker dhe presidenti Trump do të fokusohen në përmirësimin e tregtisë transatlantike dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik”, ka njoftuar Komisioni teksa ka treguar datën e takimit.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë tarifa në importet e çelikut dhe aluminit evropian në fillimit të muajit qershor duke kërcënuar edhe me rritje të tarifave në makinat evropiane.

Trump ka takuar Junckerin javën e kaluar në Bruksel gjatë punimeve të samitit të NATO-s.

“Bashkimi Evropian e bën të pamundur për bujq, punëtorë dhe kompanitë tona që të bëjnë biznes në Evropë (SHBA-ja ka 151 miliardë dollarë deficit) dhe më pas ata kërkojnë që lehtësisht të mbrohen përmes NATO-s. Nuk funksionon ashtu”, pati thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

Zyrtarët evropianë kanë tentuar të ulin pritshmëritë rreth asaj se çfarë mund të arrijnë Juncker dhe komisionerja evropiane për tregti, Cecilia Malmstrom, duke rikujtur kundërshtimet e Trumpit për një varg çështjes evropiane, në samitin e shtatë shteteve më të industrializuara në Kanada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button