Shkencëtarët besojnë që kufiri i pubertetit duhet të jetë ndërmjet moshës 10 dhe 24 vjeç

Shkencëtarët besojnë se duhet lëvizur kufirin e ulët dhe të sipërm të adoleshencës ose pubertetit, i cili do të duhej të zgjatej nga mosha dhjetë deri në 24-vjeçare.

Dikur mendohej se njeriu është i rritur kur i mbush 19 vjet, por sot edukimi zgjat më gjatë dhe shumica e të rinjve jetojnë më gjatë me prindërit e tyre dhe nuk hyjnë herët në martesë, transmeton koha.net.

Besohet se puberteti fillon kur hipotalamusi fillon t’i lirojë hormonet që e aktivizojnë hipofizën dhe gjëndrat gjinore.

Dikur njerëzit në pubertet hynin në moshën 14-vjeçare, por sot në vendet e zhvilluara, për shkak të përmirësimit të shëndetit të përgjithshëm dhe ushqimit, kjo periudhë karakteristike e rritjes fillon rreth moshës dhjetë vjeçare.

Në Britaninë e Madhe vajzat e kanë ciklin e parë të menstruacioneve katër vjet para se kjo të ndodhte 150 vjet më parë.

Ekzistojnë argumente biologjike se pse duhet zgjatur koha e adoleshencës, theksojnë revistat shkencore.

Trupi i njeriut vazhdon të zhvillohet edhe pas pubertetit. Puna e trurit përmirësohet gjatë të njëzetave, ndërsa një numri të madh njerëzish dhëmbët e pjekurisë u rriten vetëm rreth moshës 25-vjeçare.

Sipas statistikave zyrtare, në vitin 2013, në Angli mosha gjatë hyrjes në martesën e parë për meshkuj ishte 32.5 vjeç dhe për femra 30.6 vjeç.

Kjo është pothuajse tetë vjet më vonë se në vitin 1973.

Politika do të duhej t’i merrte parasysh ndryshimet në shoqëri dhe ta zgjeronte mbështetjen për të rinjtë në moshën 25- vjeçare, mendojnë shkencëtarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button