Rusi, të huajt shpenzuan 1.5 miliardë dollarë në Kampionatin Botëror

Të huajt kanë shpenzuar rreth 1.5 miliardë dollarë në Rusi gjatë Kampionatit Botëror 2018, thotë një hulumtim i bërë nga Sberbank, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtimi vuri në dukje se të huajt që kanë vitizuar Rusinë gjatë Botërorit kanë shpenzuar rreth 1.5 miliardë dollarë në këtë vend.

Ndërkohë në Kampionatin e Konfederatave të luajtur në vitin 2017 të huajt kishin shpenzuar 700 milionë dollarë.

Në hulumtim nuk marrin pjesë biletat dhe shpenzimet në hotelet që kanë qëndruar në periudhën në fjalë.

Numri i turistëve të huaj në qytetet ku janë luajtur ndeshjet e Botërorit 2018 Moskë, St. Petersburg, Soçi, Yekaterinburg, Saransk, Rostov, Kazan, Kaliningrad, Samara, Volgagrad dhe Nizhni Novgorod ka shënuar rritje prej 15 për qind, ndërsa i atyre vendas 20 deri në 25 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button