Zbulohen satelitë të rinj të Jupiterit

Astronomët zbuluan 12 satelitë të rinj në orbitën e Jupiterit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ueb faqes “space.com”, astronomët nga Instituti Shkencor Carnegie i SHBA-ve në hulumtimin për kërkimin e planetit të 9-të të Sistemit Diellor, në orbitën e Jupiterit kanë gjetur 12 satelitë të rinj.

Shkencëtarët kanë përdorur teleskopët hapësinorë në Kili, Hawaii dhe Arizona, ku kanë zbuluar një grup satelitë, prania e të cilëve ishte e panjohur më parë.

Theksohet se 9 nga satelitët shkonin në drejtim të kundërt të planetit, ndërsa 3 në të njëjtin drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button