Zidane kthehet në Juventus si këshilltar

 Ish-trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane në tetor do të duhet të kthehet në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat spanjolle shkruan se Zidane arriti marrëveshje me Juventusin në të cilin do të mbetet disa muaj.

Trajneri francez, i cili ka qenë pjesë e Juventusit si lojtar, pretendohet se në Torino megjithatë nuk vjen si zëvendësues i Max Allegri në pozitën e trajnerit.

Mediat spanjolle pohojnë se në Juventus do të punojë si këshilltar i Fabio Paraticu, drejtorit sportiv të Zonjës së Vjetër.

Rikujtojmë se Zidane në fund të muajit maj shokoi të gjithë në Real Madrid, por edhe në Evropë, kur njoftoi se ka vendosur të braktisë “klubin mbretëror”, vetëm disa ditë pasi për herë të tretë me radhë fitoi Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button