Maqedoni, deri në fund të korrikut Qeveria do të tregojë se si do të zhvillohet procesi i “skriningut”

Deri në fund të korrikut, do të duhet që të miratohet në Qeveri dhe më pas të publikohet dinamika e procesit të skriningut. Këtë e konfirmoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në pyetjen e Portalb.mk, se a do ta publikojë Qeveria planin e detajuar në lidhje me negociatat me Bashkimin Evropian, raporton Portalb.mk.

“Zyra e kryeministrit të Qeverisë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, pas konsultimit paraprak me të gjitha palët e përfshira duhet që të propozojnë informim me propozim me strukturë negociuese dhe akte përkatëse deri në fund të korrikut dhe të njëjtën ta dorëzojnë për t’u miratuar në Qeveri.”, tha Boshnjakovski.

Ndryshe, sot në mëngjes, në prani të eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbajti seancën kushtuar procesit të “skriningut” për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

Siç njoftoi kryeministri Zoran Zaev në konferencë me eurokomesarin Han, për shef të  delegacionit dhe negociator kryesor është emëruar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq zëvendës i tij do të jetë këshilltari i veçantë për integrime evropiane në kabinetin e Zaevit, Bojan Mariçiq.

Skriningu është çështje teknik dhe përbëhet nga takimet mes dy palëve ku delegacioni evropian e prezanton “aqui”-n e BE-së për secilin kapituj (gjithsej janë 35), derisa Maqedonia e prezanton nivelin e harmonizimit të ligjvënësit të brendshëm, progresin dhe ajo çfarë ngelet të bëhet.

“Skriningu i mundëson vendit kandidat që të njihet plotësisht me aqui-n e BE-së, ndërkaq KE-së i mundëson që të vlerësojë nivelin e përgatitjes së vendit kandidat dhe planet për harmonizim me aqui-in e BE-së”, kanë deklaruar burimet nga BE.

Procesi zgjat më shumë se një vit dhe paraqet bazë solide të informatave ndaj së cilës vendet anëtare të BE-së më pas i miratojnë vendimet në procesin e bisedimet me Maqedoninë”, thonë nga KE. Çdo kapitull ka të bëjë me politikë të caktuar të Evropës, nga mjedisi jetësor deri te pronësia intelektuale, bujqësia ose transporti, transmeton Portalb.mk.

Këto janë edhe kapitujt të cilat duhet të hapen vitin e ardhshëm, në pajtueshmëri me qasjen e re të BE-së ndaj vendeve kandidate. Nga pala e Maqedonisë vlerësohet se fillimi i skriningut me këto dy kapituj është e rëndësisë së madhe dhe në lidhje me kushtet të cilat i janë parashtruar Maqedonisë për datën e bisedimeve, Evropa kërkon reforma në shërbimet e kundërzbulimit dh luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndryshe, përvoja e BE-së me vende si Rumania, Bullgaria, Kroacia ka bërë që BE-ja ta ndryshonte strategjinë e zgjerimit sa i përket renditjes së kapitujve negociues, pra, të fillohej me kapituj 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në qoftë se vendet anëtare nuk tregojnë progres në lidhje me këta kapituj, atëherë nuk mund të hapen kapitujt e rinj, madje procesi i negociatave mund të ndalet plotësisht. Një ndryshim tjetër është se nga vendi kandidat pritet që para se të anëtarësohet në BE, të përmirësojë qeverisjen ekonomike dhe fuqinë konkurruese. Dhe qasja e tretë është përforcimi i institucioneve demokratike të vendit kandidat për në BE.

Por Maqedonia, për të arritur deri në hapjen e kapitujve, fillimisht e ka sfidën e referendumit për emrin, gjegjësisht duhet që referendumi të kalojë pozitivisht, ndërkaq pastaj do të mund t’i fillojë bisedimet.

Fokusi i skriningut për Maqedoninë do të jenë kapitujt 23 dhe 24

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button