Një qytetar i Ohrit ka paguar 590 denarë parking për një orë për shkak problemit të sistemit

Një qytetar i Ohrit ka paguar gjithsej 590 denarë për parking sepse sistemi nuk i ka pranuar SMS porositë e dërguara nga telefoni për dalje nga parkingu ku ka qëndruar rreth një orë. Ai në fillim e ka parkuar veturën dhe ka dërguar mesazh për parking, por pas një ore kur ka dashur të dalë nga parkingu, sistemi nuk ia ka pranuar mesazhet e dërguara dhe në këtë mënyrë është vazhduar shërbimi për parking. Ai ka dërguar edhe disa mesazhe të tjera për largim nga parkingu, ku pasi janë bërë 10 euro nga ajo që ka paguar, ka arritur të largohet, shkruan Ohrid1.com, transmeton Portalb.mk.

Kjo ngjarje vë në pikëpyetje se sa është i sigurt sistemi për pagesën e parkingjeve nëpërmjet SMS porosive dhe a do të jenë qytetarët viktimë e mashtrimeve të operatorëve mobilë?

Plus 6 denarë për çdo SMS porosi të dërguar

Opinioni nuk është i informuar se çdo SMS porosi e dërguar për pagesë të parkingut paguhet 6 denarë. Kjo do të thotë se gjatë çdo parkimi për orët e kaluara në parking, harxhime shtesë bëhen edhe për vetë dërgimin e SMS porosive për hyrje dhe dalje, që d.m.th. se nëse paguan një hyrje dhe dalje harxhimi për  mesazh është 12 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button