Referendumi për emrin e shtetit nuk është manifestim turbo-folk!

Republika e Maqedonisë ndodhet para sfidave shumë të mëdha, madje sfida e dytë pas ndarjes nga Jugosllavia. Këto procese të rëndësishme që pritet të ndodhin në Maqedoni janë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim përkatësia e tyre etnike. Edhe pse kryeministri Zoran Zaev para zgjedhjeve premtoj shumë më shumë për të bërë por nuk arriti t’i realizoj gjitha premtimet e dhëna.  Ndërkombëtarët thonë se “dera për në BE dhe NATO është e hapur, vendimi varet nga ju”. Ky është një mesazh shumë i qartë i të huajve se Maqedoninë po e presin shumë punë, siç janë; Mbajtja e Referendumit, respektimi i marrëveshjes për emrin me shtetin Grek etj.

Referendumi

Referendumi është një e drejtë demokratike që mund t’i ofrohet një populli për të vendosur të ardhmen e tyre, e drejta e tyre është të votojnë; “PËR” ose “KUNDËR”. Kryeministri i vendit ende nuk ka caktuar një datë të saktë se kur do të mbahet referendumi. Nëse qeveria aktuale dëshiron që ky proces demokratik të kalojë dhe referendum të rezultojë si i suksesshëm, duhet që të gjithë liderët politikë të ulen në një tryezë, të shkëmbejnë mendimet e tyre dhe se sa janë të gatshëm të ndihmojnë këtë proces.

Qeveria bëri “testin” e parë në lidhje me referendumin; me organizimet festive nëpër gjithë qytetet për marrjen e ftesës për në NATO, ajo “testoi” se sa njerëz mund ta përkrahin referendumin nëse ai do të ndodhte nesër. Sipas gjitha statistikave, por edhe sipas gjithë asaj që mediat na raportuan, por edhe qytetarët që u shprehën, ky organizim nuk doli shumë i suksesshëm, duke mos arritur të “ngacmojë” gjithë qytetarët për të dalë dhe për ta festuar NATO-n.

Deri më tani, sipas deklaratave të partive politike shqiptare, gjitha janë shprehur të gatshme për ta ndihmuar referendumin dhe për të qenë i suksesshëm, ata kanë potencuar se do të bëjnë edhe fushatë, sikur të jenë në zgjedhje.

Cili është roli i VMRO-së për referendumin?

Partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ende nuk ka qartësuar pozicionin e tyre të qartë për referendumin, sipas gjitha gjasave edhe kjo e fundit po kalkulon për referendumin. Bojkoti i referendumit nga ana e VMRO-së do të ishte shumë i rrezikshëm, ku i rrit gjitha mundësitë që referendumi të dështojë dhe shtetin ta kaplojë një krizë e re politike që askush nuk do e dinte se kur do e kishte fundin e saj. Bojkoti i referendumit do të ishte fatale për Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në.

Për të qenë i suksesshëm referendumi, pjesëmarrja duhet të jetë 900,001, ku një bojkot i kësaj ose një mospjesëmarrje në votim, do ta komplikonte gjithë situatën dhe do ta vështirësonte ende më shumë procesin. Pjesëmarrja e VMRO-së në referendum, qoftë edhe të votonin “KUNDËR”, do të mundej të arrihej konsensusi dhe referendumi të rezultonte i suksesshëm.

Së fundmi, kryeministri Zoran Zaev, u shpreh se në Maqedoni mund të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me referendumin. Kjo edhe do të mund të ndodhte për të nxitur sa më shumë opinionin publik që në votime dhe referendum të dilet sa më masovisht, që të mos ndodh ndonjë komplikim. E gjitha kjo mund të jetë vetëm deklaratë, sepse tani do të hidhen në lojë të gjitha opsionet të gjitha matematikat e mundshme që të kalohet referendumi dhe vendi të ecë përpara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button