Së shpejti “Skënderbeu” viziton Manastirin

Në kuadër të festivalit “Vera kulturore Manastirase” që për çdo vit tradicionalisht mbahet që nga fillimi e deri në përfundim të verës, Qendra për Kulturë e përkrahur financiarisht nga Komuna organizon aktivitete të ndryshme kulturore. Shumë rrallë ka ndodhur aty-këtu të prezantohet edhe kultura shqiptare më këto ngjarje.

Por, sivjet drejtuesja e SH.Q”22 Nëntori”, Sibela Alimovska shpalosi informatën se gjatë muajit të gushtit, në vlugun më të madh kur në vendlindje qëndrojnë kurbetçarët, në skenë do të prezantohet monodrama “Skënderbeu” në interpretim të aktorit Xhevat Limani,i cili jeton dhe vepron në SHBA. Shfaqja mbahet më 13 gusht.

Alimovska thotë se nuk ka qenë e lehtë të vendoset mono-drama në programin e këtij festivali, por ia ka dalë me sukses.

“Heroi ynë legjendar, gjatë luftimeve kundër osmanlinjve, nuk ia ka dalë të vijë në Manastir, por ia ka arritur të zhvillojë një betejë në afërsi të fshatit Livadhi të Strugë. Imagjinata më shtyu të gjejë mënyrë se si ta sjelli Skënderbeun në qytetin tim, në Manastir. Dhe vendosa ta bëj duke vendosur kontakte me aktorin Xhevat Limani, i cili pa mëdyshje ma dha pëlqimin dhe ia fillova aktiviteteve rreth futjes së dramës në Programin e aktiviteteve kulturore. Pas shumë orvatjeve dhe bindjeve, më në fund ia dola” thotë Sibela Alimovska.

Aktori Xhevat Limani, gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Alfabetit, që kishte ardhur të kalojë disa orë në ambientet e Shirok Sokakut tha se me kënaqësi do ta luajë dramën në Manastir.

”Më 13 gusht do të vij dhe do ta sjelli në mesin tuaj “Skënderbeun” i cili nuk ka pasur rast të luftojë në Manastir, apo afër Manastirit. Do ta sjellë në mesin tuaj të shohim se edhe këtu frymojnë stërnipërit e tij”, shprehet mysafiri në mesin e manastirasve të cilët presin me padurim këtë shfaqe.

Autor: Qenan Hasani

Sibela Alimovska, Xhevat Limani dhe Qenan Hasani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button