Nxënësit i dorëzojnë Haradinajt peticionin për arsimim më cilësor

Disa nxënës, në bashkëpunim me përfaqësues të GIZ-it gjerman, të angazhuar rreth projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor” dhe fushatës për “Arsim më të Mirë në Kosovë”, i kanë dorëzuar kryeministrit Ramush Haradinaj një peticion.

Këtë peticion, që për kërkesë ka arsimimin më cilësor, Haradinaj e quajti simbolik ndërsa tha se Qeveria do ta trajtojë me tërë kapacitetet e veta, transmeton Koha.net.

“Peticionin simbolik, të cilin e pranova nga ta, me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ, Qeveria e vendit do ta trajtojë me tërë kapacitetet, për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare. Kosova duhet të fitojë betejën për dije”, u shpreh Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button