Xhaferi u takua me eurokomisarin Han: Kuvendi është tërësisht i përkushtuar në reforma

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi u takua me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, me vizitën e sotme të punës të së cilit në Republikën e Maqedonisë, fillon procesi i “skriningut” me Komisionin Evropian për përcaktimin e nivelit të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së.

Kryetari Xhaferi theksoi se me Vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e rrugës për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019, vendet anëtare dërguan sinjal të qartë se i vlerësojnë angazhimet e Republikës së Maqedonisë të investuara në reformat dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ai potencoi se Kuvendi është tërësisht i përkushtuar në vazhdimin dhe thellimin e impulsit aktual reformues që të paraqesë rezultate të dukshme.

Komisari Han e përshëndeti përparimin e arritur, e përsëriti mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik dhe e nënvizoi rolin kryesor të Kuvendit në procesin e harmonizimit të legjislacionit. Të dy bashkëbiseduesit përfunduan se në periudhën e ardhshme do të nevojitet fokusim në përmbushjen e obligimeve nga të gjitha fushat kryesore.

Han i ftoi qytetarët e Maqedonisë të mos e bojkotojnë referendumin sepse mund të na ndodh “Brexit” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button