Gostivar, 71-vjeçari me veturë e ka goditur një këmbësore nga Tetova

Dje rreth orës 18:25 në bulevardin “Goce Dellçev” në Gostivar, një veturë e tipit mercedes e vozitur nga një 71-vjeçar me iniciale T.A. e ka goditur një këmbësore nga Tetova me iniciale Xh.E., transmeton Portalb.mk.

Nga goditja, tetovarja ka marrë lëndimet të rënda trupore dhe pas ndihmës mjekësore të ofruan në Spitalin “Ferid Murad”, me veturë të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Klinikat e Shkupit për kurim të mëtutjeshëm.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje për konfirmim të arsyeve të aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button