Turqi, burg të përjetshëm për 31 të akuzuar për grusht shteti

Në procesin gjyqësor ku 316 persona akuzohen për përfshirje në veprimet që ndodhën në Komandën e Shkollave të Xhandarmërisë Beytepe gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO, 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e tyre është edhe ish komandanti i shkollave të xhandarmësirë të asaj periudhe gjeneral brigade Sadık Köroğlu. Ndërkohë që dosja e të akuzuarve të tjerë është ndarë për t’u gjykuar në një çështje tjetër.

Procesi gjyqësor është zhvilluar në kampusin e Institucioneve të Ekzekutimit penal Sincan në Ankara nga Gjykata e Krimeve të Rënda nr. 20 të Ankarasë, ku kanë qenë të pranishëm të akuzuarit dhe ato në gjendeje të lirë si dhe avokatët e tyre.

Pas mbrojtjes së fundit të të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues Melih Uçar shpalli aktvendimin ku thuhet se 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, përfshirë në mesin e tyre ish gjeneralë brigade, ish-kolonelë, nënkolonelë, majorë.

Ndërkohë bëhet e ditur se dosja e 280 të akuzuarve dhe 5 personave të tjerë që janë në arrati është ndarë nga dosja aktuale ndërsa gjykimi i këtyre të akuzuarve do të vazhdojë në një proces tjetër gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button