I arratisuri Dërplani ekstradohet në Maqedoni

I arratisuri Almir Dërplani, i cili është i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e policit Afrim Arifi që ndodhi para dy vitesh tek Fakulteti Matematikonatyror në Shkup, nga Kosova brenda disa ditëve do të ekstradohet në Maqedoni.

Dërplanin para gjashtë ditëve është arrestuar në Kosovë, ndërsa policia e Maqedonisë e kërkon edhe për sulm të armatosur të Prokredit Bankës, për automjetin e plaçkitur të Bankës Komerciale tek Panairi i Shkupit kur u vra punonjës sigurimi Marjan Babiq, ndërsa dy kolegë të tij u lënduan, ndërkaç u vodhën 11.4 milionë denarë, 18.000 euro dhe 1.500 dollarë amerikanë, por edhe për plaçkitjen e automjetit të Postave të Maqedonisë në Çair të Shkupit, kur katër persona u lënduan, ndërsa u vodhën qindra mijëra euro.

33-vjeçari dyshohet të ketë qenë gjithashtu njëri nga pjesëmarrësit që grabiten vitin e kaluar argjendarinë “Isak” në Tetovë.

Sipas MPB-së, i arratisuri është arrestuar në një banesë në Ferizaj, ku janë gjetur dy kallashnikovë, një pushkë snajperi, revole, granata dore, ari dhe para. Krahas Dërplanin, në burg të përjetshëm janë dënuar edhe Kerim Rexhaili dhe Agim Islami. Për ndihmesë të vrasësve me gjashtë vjet burg është dënuar edhe Ramadan Shaqiri. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button