Një person i identifikuar si gazetar nxirret nga konferenca e shtypit Trump-Putin

Në Helsinki një person që e identifikoi veten si gazetar u shoqërua jashtë sallës para se të fillonte konferenca e përbashkët e shtypit mes Presidentit Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin.

Gazetari, Sam Husseini, ishte pajisur me kredencialet e shtypit nga revista amerikane “The Nation”. Ai mbante në duar një letër të bardhë në të cilën shkruhej “Ndaloni armët bërthamore”.

Stacioni televiziv CNN njoftoi se Shërbimi Sekret amerikan e largoi me forcë zotin Husseini, por ai u lejua të kthehej dhe të merrte sendet e tij.
Personi në fjalë mund të dëgjohej në video të thoshte se ishte aty për të bërë pyetje dhe jo për të protesuar. Në video ai dëgjohet të pyesë se përse po e largonin.

Revista “The Nation” publikoi një deklaratë ku thuhej, “Në një kohë kur kjo administratë denigron vazhdimisht median, jemi të shqetësuar nga njoftimet se ai u largua me forcë nga konferenca e shtypit para se të dy udhëheqësit të fillonin të pyeteshin” nga gazetarët, transmeton VOA.

Zoti Husseini ka shkruar një artikull për revistën “The Nation” në qershor të vitit të kaluar. Sipas biografisë së tij në faqen e internetit, ai është drejtor i komunikimit për Institutin e Saktësisë Publike. Faqja e internetit të atij grupi thotë se ajo është një organizatë jofitimprurëse që synon, “rritjen e kapacitetit të organizatave me bazë progresive… duke pasqyruar ata dhe idetë e tyre në mediumet kryesore”.

Dy udhëheqësit, Trump dhe Putin janë kritikuar për natyrën e tyre armiqësore ndaj gazetarëve. Zoti Trump vazhdimisht i ka quajtur gazetarët “armiq të popullit amerikan”, ndërsa faqja e internetit PolitiFact, që vlerëson saktësinë nga zyrtarët e zgjedhur, njofton se mbi 30 gazetarë janë vrarë në Rusi që nga viti 2000 kur edhi në pushtet Vladimir Putini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button