Tramp dhe Putin: Prej sot gjithçka ndryshon

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se marrëdhëniet mes dy shteteve asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija, por se gjithçka ka ndryshuar prej para katër orëve. Ai theksoi se bisedimet me presidentin rus, Vlladimir Putin kanë qenë “të drejtpërdrejta, të hapura dhe thellësisht produktive”.

“Mospajtimet mes dy vendeve tona janë mirë të njohura, edhe presidenti Putin edhe unë sot biseduam gjerësisht për atë”, theksoi Tramp. Ai vlerësoi se SHBA-ja dhe Rusia duhet të gjejnë mënyrë për të bashkëpunuar në dobi të interesave të përbashkëta dhe se dislogu produktiv mes tyre është i mirë për të dy vendet, por edhe për botën.

Трамп Путин прес

Presidenti amerikan tha se nuk sheh arsye të besojë se Rusia ka kryer sulm hakerik gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016, për ta ndihmuar atë të fitojë, ndërsa Vlladimir Putin “ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm edhe në mohimin e tij sot”.

“Presidenti Putin ishte jashtëzakonisht i fuqishëm në mohimin e tij sot”, tha Tramp në konferencën për shtyp pas takimit me presidentin rus në Helsinki.

Tramp theksoi se në takimin e sotëm është bërë fjalë edhe për gjendjen në Siri, duke potencuar se bashkëpunimi me Rusinë lidhur me atë çështje do të mund të shpëtojë “qindra mijë jetë”.

“Presidenti Putin, gjithashtu, e ndihmon Izraelin. Që të dy biseduam me kryeminsitrin izraelit Benjamin Netanjahu, ndërkaq edhe ata gjithashtu dëshirojnë të bëjnë punë të caktuara lidhur me Sirinë, e të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e Izraelit”, sqaroi presidenti amerikan.

Tramp vlerësoi se dita e sotme ka qenë mjaft e suksesshme. Ai është i bindur se Putin dhe Rusia dëshirojnë t’i vejnë fund problemit me përhapjen e armëve bërthamore.

“Mendoj se të gjithë ishim budallenj dhe se këtë dialog duhej ta kishim udhëhequr shumë më herët. Kemi mundësi të bëjmë diçka të madhe. Për shembull, punojmë në ndalimin e përhapjes të armëve bërthamore”, tha Tramp.

“Është qesharake që 90 për qind të armëve bërthamore e posedojnë Rusia dhe SHBA-ja”, tha presidenti amerikan.

Путин Трамп прес

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi se marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në janë “gjendje të rëndë”, por shpreson se të dyja palët tani kuptohen më mirë.

“Jemi të kënaqur nga bisedat. E qartë, mbetën disa sfida. Shpresoj se tani më mirë kuptohemi mes vete”, deklaroi presidenti rus.

Putin theksoi se Rusia nuk është përzier në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

“Shteti rus asnjëherë nuk përzihet dhe nuk do të përzihet në çështjet e brendshme të SHBA-së, prëfshirë edhe procesin zgjedhor”, tha Putin në konferencë për shtyp.

Putin potencoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me SHBA-në për “t’i analizuar së bashku” të gjitha materrialet konkrete lidhur me përzierjen e supozuar në zgjedhje.

“Për shembull, ne mund t’i analizojmë përmes grupit të përbashkët të punës për siguri kibernetike, për vendosjen e të cilit biseduam gjatë kontakteve tona të mëparshme”, tha presidenti rus.

Путин Хелсинки

“Sot, SHBA-ja dhe Rusia po përballen me sfida tërësisht të reja. Këtu është disbalancimi i rrezikshëm i mekanizmave të sigurisë ndërkombëtare dhe stabilitetit, krizat rajonale, përhapja e kërcënimit terrorist dhe krimit transkufitar, rritjen e problemeve në ekonominë botërore, rreziqet ekologjike dhe tët jera. Lidhur me tërë këtë është i mundur bashkimi i fuqive. Shpresoj se edhe partnerët amerikanë  do ta kuptojnë atë”, deklaroi Putin.

Ai e vlerësoi pozitivisht ndikimin e SHBA-së në zgjidhjen e krizës me Korenë e Veriut.

“Është mirë që filloi gradualisht zgjidhja e problemit të Gadishullit korean. Në masë të madhe kjo u bë e mundur falë asaj që presidenti Tramp personalisht u kyç në zgjidhjen e krizës, duke ndërtuar dialog në frymën e bashkëpunimit, e jo konfrontimit”, potencoi presideti rus.

Megjithatë, ai shprehi shqetësim për shkak të daljes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

“Falë marrëveshjes iraniane, Irani u bë vend i cili është nën kontroll të ANEB-it. Kjo siguron natyrë të pastër, paqësore për programin bërthamor iranian”, theksoi Putin.

Putin theksoi se Trampit i ka dorëzuar dokument me propozime për mospërhapje të armëve bërthamore.

Putin theksoi se Rusia dhe SHBA-ja duhet  të ndërmarrin kryesimin dhe të bashkëpunojnë për zgjidhjen e konfliktit ushtarak në Siri dhe gjendjen humanitare në atë vend.

Ai potencoi më tej se Rusia është e interesuar për ruajtje të paqes në Rrafshnaltën e Golanit dhe sigurinë e Izraelit.

Në fund të konferencës për shtyp Putin i hodhi në duar Trampit topin e futbollit dhe shtoi se “topi është në duart e tij”. Tramp atë top ia dha bashkëshortes Melania, e cila gjithashtu mori pjesë në konferencë për shtyp.

Трамп топка

Takim i i sotëm filloi me një orë vonesë në situatë të tensionuar. Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë biseduan në pallatin presidencial në Helsinki dy orë e 10 minuta – 40 minuta më shumë nga që ishte planifikuar, e më pas mbi një orë e gjysmë biseduan gjatë drekës së punës.

Ndërkohë ishte publikuar anketë, sipas së cilës pothuajse dy të tretat e gjermanëve konsiderojnë se Tramp është kërcënim më i madh për paqen botërore, se sa Putini.

Pjesa më e madhe nga gjithsejt 2.052 të anketuarve në JuGov, Institut ndërkombëtar për hulumtim të mendimit publik me seli në Britani të Madhe, thonë se Putin është më simpatik, më kompetent dhe më i fuqishëm se Trampi.

Vetëm pesë për qind e të anketuarve konsiderojnë se Tramp është më kompetent për president, ndërsa 56 për qind e mendojnë atë për Putinin, përderisa të tjerët nuk kanë përgjigje.

Hulumtimi ka treguar se shumica konsiderojnë se Putin është më i fuqishëm (43 përkundër 25 prë qind), edhe pse SHBA-ja është ushtarakisht dhe ekonpmikisht më e fuqishme se Rusia.

Rreth 64 prë qind e të anketuarve konsiderojnë se Tramp është kërcënim më i madh për paqen botërore se sa Putini – 16 prë qind e atë anketuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button