Bujar Osmani – negociatori politik me BE-në

Bujar Osmani, zëvendësministri për çështje evropiane do të jetë negociatori politik dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian, merr vesh gazeta KOHA.

Ndërkohë që zëvendës i Osmanit, njëherësh negociator teknik tashmë është zgjedhur Bojan Mariçiç. Neswr, Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane, Johanes Han, do të qëndrojë në Maqedoni, me çka fillon procesi i skriningut në vend për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union. Sipas agjendës, Han në mëngjes do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe më pas edhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi dhe me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Eurokomisari Han, siç lajmëron MIA, do të ketë fjalim para anëtarëve të Këshillit kombëtare për eurointegrim në Parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button