Aktivistja e zhveshur lakuriq sulmon priftin (VIDEO)

Feministet ukrainase që protestat e tyre i bëjnë të zhveshura në pjesën e sipërme të trupit, me porositë e shkruara në trup kanë synuar të hidhen tek patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirilli, në shenjë proteste për politikën anti-ukrainase të Kremlinit dhe të kësaj kishe. 

Demonstruesja i takon grupit kontrovers “Femen”, që lufton për të drejtat e grave. Ajo nuk ia doli të afrohet as një metër pran patriarkut, në aeroportin e Kievës, meqë e ndaluan rojet e sigurisë dhe priftërinjtë që përcillnin Kirillin.

Aktivistja në shpinë ka shkruar fjalët “Vdekje Kirllit”. Ndërsa, ka bërtitur: “Kirill, shko në ferr”.
Ajo u mor shpejt në paraburgim, por u lirua më vonë pa asnjë akuzë të ngarkuar mbi të./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button