Presidenti i Meksikës do të ulë pagën e vet

Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se planifikon që kur të vijë në detyrë të marrë më pak se gjysmën e pagës se sa paraardhësi i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Obrador tha se në muaj do të marrë 108.000 peso (5.707 dollarë) dhe se asnjë zyrtar shtetëror nuk do të ketë pagë më të lartë se presidenti.

Duke rikujtuar premtimin e dhënë për ndërprerjen e pagesave shtesë për zyrtarët e lartë qeveritarë, si për shoferët, rojet dhe sigurinë e posaçme shëndetësore të cilat financohen nga taksapaguesit, Obrador tha se “Ajo që duam është që buxheti të arrijë tek të gjithë”.

Supozohet se presidenti aktual i Meksikës, Enrique Pena Nieto merr 270 mijë peso në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button