Mogherini: SHBA të jetë e qartë “kush janë aleatët e saj”

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, i është përgjigjur komenteve të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump kundër bllokut, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me gazetarët para Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel, Mogherini tha se, “Po të isha gazetare, ndoshta do ta pyesja atë se kë konsideron miq të tij. Ne e kemi bërë shumë të qartë se kush janë miqtë tanë, sigurisht SHBA-të dhe unë kam thënë disa herë se një ndryshim në administratë nuk ndryshon miqësinë midis vendeve dhe popujve”.

Mogherini shtoi se po ashtu edhe miqtë dhe partnerët e SHBA-ve blloku “i konsideron miq të ngushtë dhe partnerë”, duke shtuar se gjithmonë do ta bëjnë këtë.

“Pra, ne e kemi bërë shumë të qartë se kush janë miqtë tanë dhe shpresoj që administrata e SHBA-ve të ketë ide të qarta se kush janë edhe miqtë e tyre”, u shpreh Mogherini.

Më tej, Mogherini shtoi se “Dhe, sigurisht ne i konsiderojmë miqtë e SHBA-ve, partnerët, miq të ngushtë dhe partnerë tanë. Ne gjithmonë do ta bëjmë këtë”.

Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga ana e tij tha se, “Amerika dhe Bashkimi Evropian janë miqtë më të mirë. Kushdo që thotë se ne jemi armik, po përhap lajme të rreme”.

Dje, Trump gjatë një interviste me CBS News, tha se, “Tani, nuk do të mendonit për Bashkimin Evropian, por ata janë një armik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button