Është gjetur një person i vdekur në qendër të Prilepit

Sot në qendrën e Prilepit është gjetur një njeri i vdekur rreth 30-vjeçar. Sipas Prokurorisë Publike të Prilepit, te personi i gjetur nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës dhe është dhënë urdhër për autopsi që të konfirmohet shkaku i vdekjes, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të para të Prokurorisë, bëhet fjalë për personin me iniciale S.I.

“S.I. është gjetur rreth orës 6 e 15. Ai ishte i ulur në karrige në parkun e vogël pas Muzeut “11 Tetori”. Nuk ka gjurmë të dhunës dhe do të kryhet autopsi që të konfirmohen shkaqet e vdekjes”, tha Mimoza Mërmevska, zëvendësprokurorja publike e Prokurorisë Publike të Prilepit.

Policia konfirmon se është bërë ekspertizë. Te ato në mëngjes ka njoftuar Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë, ku e ka konfirmuar vdekjen e peronit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button