Daliç kapi “mat” Deshampin pa dhuratë, ja momentet pikante që nuk u panë në finale

Kupa e Botës përfundoi në duart e francezëve dhe u ngrit fillimisht nga portieri Hygo Loris, por përpara se të niste ndeshja u sigurua mirë nga dy roje të sigurisë që rrinin të “ngrysur” dhe shihnin me egërsi. Me të drejtë, kishin për detyrë të mbronin gjënë më të çmuar të ditës, transmeton Panorama.com.

PA DHURATË
Trajneri i Francës Didie Deshamp u kap i papërgatitur nga homologu i tij Zlatko Daliç. Ky i fundit kishte një dhuratë për trajnerin francez të paketuar me logot e Kroacisë. Të dy trajnerët u përqafuan dhe me gjasë Deshamp i kërkoi falje që nuk kishte një dhuratë për të.

I SHKURTËR
Ndoshta nuk u vu re, por në momentin e shortit të arbitrit Pitana për nisjen e lojës, djaloshi që solli topin ishte më i gjatë sesa Luka Modriç. Madje, ai ishte më i gjatë edhe sesa dy asistentët e arbitrit dhe konkurronte gjithashtu portierin Loris dhe vetë Pitanën, i cili ishte 193 centimetra.
dhu
SUPER MBAPE
Kilië Mbape nuk është më një adoleshent. 19-vjeçari zhvilloi një Botëror spektakolar, por përpara se të shënonte, në pjesën e parë bëri një veprim që shastisi mbrojtësin Vida. I kaloi topin mes këmbëve, por në fakt loja u ndal për pozicion jashtë loje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button