Galeria e Arteve Pamore në Tetovë organizon Koloninë ndërkombëtare artistike 2018

Galeria e Arteve Pamore në Tetovë si çdo vit edhe këtë herë organizon Koloninë ndërkombëtare artistike 2018.

Tradicionalisht ky eveniment organizohet në Kodrën e Diellit, atje ku bukuritë natyrore janë inspirim për ata që merren me krijimtari artistike dhe vend ideal për një eveniment artistiko-kulturorë, që për qëllim ka tubimin e artistëve të ftuar nga shtete të ndryshme për të krijuar vepra unike përmes shkëmbimit të eksperiencave, ideve dhe  teknikave të ndryshme.

Ky është edicioni i 9-të i këtij evenimenti me karakter ndërkombëtar, ku marrin pjesë artist nga shtete të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Këtë vit vijnë gjithsej  18 artist, duke filluar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina , Turqia , Italia dhe Suedia . Kolonia do të zgjasë 8 ditë, filluar nga 15.07 – 22.07.2018 , dhe do të mbahet në hotelin Scardus në Kodrën e Diellit- Tetovë.

Qëndrimi 8 ditorë i artistëve në koloni do të jetë i përmbushur me aktivitete të caktuara me plan programin e kolonisë si dhe vizita në objektet e vjetra me vlerë kulturo-historike në qytetin tonë dhe më gjerë.

E bukura e çdo kolonie është se të gjithë artistët  pikturojnë së bashku, duke pasur inspirim natyrën magjepsëse të malit Sharr, që shtrihet gjithandej nga shohin sytë tanë.

Galeria e arteve pamore do të shpall programin e aktivisteve të Kolonisë artistike 2018 , me qëllim që të gjithë dashamirët e artit figurativ të munden të vijnë për vizitë në hotelin Scardus të ndjekin për së afërmi aktivitetet dhe punën krijuese unike  të artistëve mysafir të kolonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button