Mbi 320 intelektualë grekë e përkrahin Marrëveshjen për Emrin

“Ne, majtistët, demokratët dhe qytetarët progresiv, e përkrahin Marrëveshjen për Emrin, pasi që jemi kundër nacionalizmit dhe revionizmit dhe punojmë për paqe, solidaritet, evropeizim, miqësi ballkanike, pasi që Marrëveshja i tejkalon tensionet nacionale dhe fetare”, shkruan në tekstin për përkrahjen e Marrëveshjes së Prespës, të cilën e kanë nënshkruar 320 intelektualë grekë, në mesin e të cilëve ka profesorë universitar, gazetarë, shkrimtarë, analistë, artistë njofton Portalb.mk.

Intelektualët vlerësojnë se zgjidhja mes Maqedonisë dhe Greqisë “e siguron ardhmërinë e dy popujve, por edhe të miqësisë ballkanike dhe paqes, solidaritetit dhe zhvillimit të përbashkët”.

“Marrëveshja e respekton dinjitetin dhe të drejtën për vetëvendosje të vendit fqinj. E konfirmon dhe marrëveshjen gjuhësore (ashtu siç pranohet nga vendi ynë me vite të tëra) dhe shtetësinë e vendit fqinj dhe e tregon në praktikë vullnetin e Greqisë për ndërtimin e ardhmërisë stabile të miqësisë dhe paqes me “Maqedoninë e Veriut”. Greqia, si vend demokratik dhe evropian, i respekton vendimet dhe parimet themelore të OKB-së”, theksohet në tekst.

Sipas mediave greke, deri më tani, letrën e kanë nënshkruar 326 intelektualë, ndërkaq nënshkrimi vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button