Gjyqtari kushtetues shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin kushtetues Gani Dizdari.

KPK-ja u bazua në dy kritere: atë të figurës dhe pastërtisë për vendimin.

Të enjten, gjyqtari kushtetues Gani Dizdari nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore të vettingut. I fundmi i gardianëve të Kushtetutës kishte zgjedhur avokatin Sokol Hazizaj për ta mbrojtur para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Dy nga komponentët që e vendosnin në rrezik karrierën e gjyqtarit kushtetues ishin pikërisht pastërtia e figurës dhe asetet pasurore. Në lidhje me pastërtinë e figurës, Gani Dizdari u deklarua nga KPK-ja se ka lidhje të papërshtatshme me një person të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ky shtetas, në fakt është nipi i tij.

Me shtetasin Agron Lumneshi, që është djali i motrës së gjyqtarit kushtetues, Dizdari ka kontakte të papërshtatshme sipas vettingut. Si provë shtesë u sollën të dhënat e sistemit “TIMS” mbi udhëtimet e përbashkëta të tyre.

Emri i Lumneshit, i dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, është bërë i njohur vite më parë, atëherë kur gjyqtari ishte anëtar i Gjykatës së Lartë. Por, avokati i Gani Dizdarit kundërshtoi gjetjet e KPK-së, jo vetëm sepse ndikimi i paligjshëm është një akuzë që nuk u përket individëve të krimit të organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button