Ambasadori i SHBA-së, Bejli: Edhe pse nuk uroi, Ivanov është “për” anëtarësim të vendit në NATO

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli në intervistë për “Nezavisen” theksoi se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është “për” anëtarësim të Maqedonisë në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Ivanov e shprehu përkrahjen e tij për të ardhmen e Maqedonisë në NATO dhe BE, duke përfshirë edhe bisedimet me mua. Shpresoj se ai do ta përkrah avancimin e procesit. Ai e shprehu shqetësimin e tij në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, por Kuvendi dy herë votoi për ratifikim. Së shpejti qytetarët e Maqedonisë do të mund ta shprehin qëndrimin e tyre. Sërish, Marrëveshja me Greqinë përfshin kompromise të vështira, por gjithashtu paraqet mundësi historike për siguri të së ardhmes së vendit në familjen e demokracive perëndimore, në NATO dhe BE, me emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Bejli.

Ambasadori Bejli në ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë sheh mundësi që qytetarit të zgjedhin të ardhme më të mirë. SHBA, sipas tij, qëndron fortë pas ftesës për anëtarësim në NATO edhe pse zgjedhjen përfundimtare e ka Senati. Ai në intervistë për “Nezavisen” fton për debat të hapur në vend për vlerën e Marrëveshjes me Greqinë, duke porositur se ai personalisht nuk sheh mundësi më të mirë për vendin në dekadat e ardhshme.

Zotësi ambasador, çfarë do t’ju thoni atyre që e kundërshtojnë Marrëveshjen për emrin dhe janë të përgatitur t’i thonë “jo” anëtarësimit në NATO?

“Së pari, dua të theksoj se sa është i rëndësishëm ky moment për Maqedoninë. Pas 26-viteve kërkesë për hyrje në NATO dhe BE, qytetarët tani kanë mundësi ta bëjnë këtë. Unë besoj se Marrëveshja e Prespës është kompromis dhe se qytetarët janë të zhgënjyer nga disa pjesë të saj, por sinqerisht them se nuk do të ketë mundësi më të mirë për vendin në të ardhmen. Shpresoj se do të ketë debat publik mes qytetarëve për vlerat e Marrëveshjes.  Kuptohet, kundërshtarët e Marrëveshjes kanë të drejtë ta shprehin kundërshtimin e tyre dhe të votojnë kundër saj”, tha Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button