Presidenti austriak, Kurc për “Katimerini”: E përshëndesim marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë

Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës tregon se negociatat e vazhdueshme dhe diplomacia sjellin rezultat, tha kancelari i Austrisë, Sebastian Kurc në intervistë për gazetën greke “Katimerini” dhe e shprehu përkrahjen e Austrisë për perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“E përshëndesim marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës. Kjo tregon se negociatat e vazhdueshme dhe diplomacia sjellin rezultat. Për Austrinë, Ballkani Perëndimor është prioritet kyç në politikën e jashtme,  por edhe të presidencës tonë në BE. E përkrahim linjën e eurokomisarit për Zgjerim, Johanes Han”, tha Kurc.

Kancelari austriak për “Katimerini”-n komenti se duhet të ndërpriten bisedimet mes BE-së dhe Turqisë, sepse “Turqia vetëve të fundit është duke u larguar nga Evropa dhe nga vlerat evropiane”.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button