Bujqit morën më shumë subvencione për kultivimin e duhanit

Në dhjetor të vitit 2016, një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë vizitës në Mogilla premtoi subvencione më të larta për duhanin:

Në pjesën e prodhimit të duhanit i cili po ashtu është një pjesë mjaftë e prezente në këto anë, premtojmë subvencione të rritura prej 80 denarësh për klasën e parë, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për klasën e tretë, klasën e katër do ta shfuqizojmë…

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM ju premtoi bujqve se do të rriten subvencionet për duhanin. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është realizuar. 

Subvencione më të mëdha për duhanin me vlerë prej 80 denarë për klasën e parë, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për klasën e tretë, si edhe shfuqizimin e klasës së katër, premtoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe bartës i listës së kandidaturës së LSDM-së, në NJZ 4, në daljet e tij gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Premtimi i njëjtë është edhe në programin zgjedhor të LSDM-së: “Plani për jetë në Maqedoni”, i cili gjendet në shumë vende. Së pari në pjesën fillestare të “Ndihma shtetërore për bujqit“, (faqe 6), më pas në faqe 94 në kapitullin “Kujdesi për bujqësinë“, dhe po ashtu  është përfshirë edhe në “Planin 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Bujqësia” (faqe 222). Siç është theksuar në programin zgjedhor qëllimi i tij është që të arrihet marrëveshje për blerjen e duhanit në tre klasa edhe atë sipas përqindjes së shpërndarjes së kokrrave (në pjesën e poshtme, të mesme dhe të lartë) dhe sipas cilësisë:

Me qëllim të stimulimit të cilësisë, mbështetja për klasën e I do të arrij 80 denarë/kg, për klasën e II 70 den/kg dhe për klasën e II 60 den/kg. 

Në shkurt të këtij viti (2018) ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës Ljupço Nikollovski në Prilep në tribunë me prodhuesit e duhanit dhe blerësit, komunikoi se ligji i ri për duhanin është në fazën përfundimtare dhe njoftoi se me vendim qeveritar do të ju paguhen subvencione më të larta kultivuesve të duhanit:

Korrja është shumë cilësore dhe për këtë edhe çmimi mesatar nis prej 217,5 denarësh është më i larti. Me dipozitën qeveritare do të paguhen subvencione më të larta, gjegjësisht 80 denarë për klasën e parë, 70 për klasën e dytë, 60 denarë për klasën e tretë…(Nikollovski)

Me 17 maj (2018) ministri Nikollovski gjatë vizitës në Mogilla, kumtoi se përmes Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillimin rural dhe Ministria për Financa, në llogari të kultivuesve të duhanit u janë paguar 22 milion euro subvencione për korrjen në vitin 2017. Duke shtuar se kjo 80 përqind mbi vlerën me të cilën do të paguhen kultivuesit e duhanit. Atëherë Nikollovski tha edhe se “këtë vit kultivuesit e duhani morën subvencione më të mëdha në tre nivele edhe atë në nivelin e parë të klasës së parë 80 denarë për kilogram, për nivelin e dytë – klasa e dytë 70 denarë për kilogram dhe niveli i tretë, i katërt dhe klasat tjera nga 60 denarë”

Duke pasur parasysh informacionet e prezantuara në mediume, si dhe në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë, këtë premtim zgjedhor të LSDM e vlerësojmë si të realizuar. 

Burimi: Vërtetmatesi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button