Theresa May: Trump më tha “të padisë BE-në”

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May bëri të ditur se presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka thënë se në vend që të shkohet në negociata me Brukselin “duhet të padisë Bashkimin Evropian”, transmeton Anadolu Agency (AA).

May në programin “Andrew Marr Show” të BBC-së foli në lidhje me vizitën e Trumpit në Britani dhe për daljen e Britanisë nga BE-ja (Brexit), ku u pyet se çfarë i është rekomanduar nga Trump në lidhje me Brexit-in.

Në këtë rast May u përgjigj: “Më tha se duhet të padisë BE-në. Më tha se nuk duhet të shkoj në negociata dhe se duhet të padisë Unionin”.

Duke rikujtuar se në konferencën e përbashkët për media të premten Trump tha: “Mos iu shmangni negociatave se do të bllokoheni”, May theksoi se: “Për këtë arsye edhe unë për të arritur marrëveshjen më të mirë për Britaninë dua që të ulem në tryezë me BE-në”.

Presidenti amerikan më parë ka thënë se i ka dhënë rekomandime kryeministres May për çështjen e Brexit-it por që ajo nuk ishte e të njëjtin mendim me të. “Nuk më dëgjoi (mua). Ndoqi një rrugë tjetër. E bëri të kundërtën. Mundet. Duhet të negociojë për rrugën të cilën e di më së miri”, ka thënë Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button