7 mënyra që nesër, të jesh më e dobët!
Dobësimi kërkon kohë dhe përkushtim, por ka dhe disa metoda për tu ndier e freskët dhe goxha më e lehtë brenda 20 orësh! Nuk do jesh e fryrë dhe barkun do ta kesh të sheshtë përgjatë gjithë dites, shkruan Bordo.al.
- Në mëngjes, pi ujë të ngrohtë me limon – kur merret me stomakun bosh, e ndihmon shumë aparatin tretës
- Mos merr laktozë në orët e para të ditës; shumë njerëz ndiejnë fryrje dhe shqetësim pas qumështit
- Nise ditën me ananas ose papaja: janë të pasur me enzima që eleminojnë fryrjen
- Ha ngadalë- kështu ndihmon tretjen
- Mos ha camcakëz , sepse kështu i jep stomakun idenë që duhet të nisë nga puna.
- Mos pi alkol pasditen përpara, edhe sikur të bëhet fjalë vetëm për një gotë verë!
- Fli herët, gjumi rregullon metabolizmin