Rusia i dorëzoi Katarit rolin e organizatorit të Botërorit të ardhshëm

Organizatorja e Kampionatit aktual Botëror 2018 Rusia sot formalisht ia dorëzoi Katarit rolin e organizatorit të Botërorit të ardhshëm që do të mbahet në vitin 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se me pjesëmarrjen e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, emirit të Katarit Sheiku Temim bin Hamed Al Thani dhe presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) Gianni Infantino sot në Pallatin e Kremlinit u bë ceremonia e dorëzimit për Kampionatin Botëror 2022, i cili do të mbahet në Katar.

Putin me këtë rast i dhuroi Al Thanit një top futbolli me ngyrë të kuqe dhe të bardhë, i cili do të përdoret në finalen e sotme.

Gjatë një fjalimi, Putin tha se ndjen krenari për organizimin e Botërorit. “Kampionati Botëror po përfundon. Ndjejmë krenari për atë që bëmë për fansat e këtij sporti të mrekullueshëm”, tha presidenti rus.

Putin po ashtu shprehu kënaqësinë që vendi i tij ishte nikoqir i futbolldashësve të shumtë që kanë ardhur në Rusi nga të gjitha vendet e botës për këtë kampionat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button