Koxias: Marrëveshja pa probleme dhe me shumicë do të kalojë në Parlamentin grek

Bindje se Marrëveshja nga Prespa pa probleme do të marrë dritë të gjelbër nga deputetët në Parlamentin grek, madje edhe nga disa nga Grekët e Pavarur, shpreh shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung.

“Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, në çdo rast do të kalojë në Parlament. Por, dëshiroj ta qartësojë vijuesen: synojmë drejt një shumice prej 150 vota dhe këtë do ta arrijmë. Gjithsesi se nuk jam profet – njerëz mund të vdesin, mund të ketë tërmete, por nën kushte normale nuk do të ekzistojë absolutisht kurrfarë problemi që t’i fitojmë këto 151 vota. Saktësisht i numërova. Është e saktë se Grekët e Pavarur nuk do të votojnë si parti, por ekzistojnë deputetë nga kjo parti të cilët konsiderojnë se është e mirë marrëveshja. Krahas kësaj ekziston edhe partia Potami, në të cilën nuk konsiderojnë të gjithë deputetët se është e mirë marrëveshja, por në çdo rast disa prej tyre”, thotë shefi i diplomacisë greke dhe shton se në Parlament numëron shumicë të deputetëve, e jo të partive.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Koxias shpjegon se SYRIZA ka 145 deputetë dhe nevojiten vetëm gjashtë vota shtesë për shumicë të kompletuar, por edhe se nga votimi mund të mungojnë një pjesë e partive.

“Krahas kësaj, në votim në parlament është e mundur që më shumë se një parti të mos marrë pjesë. Për këtë arsye shumica e nevojitur atë ditë mund të jetë më e vogël se 130 vota. Gjithsesi, ne për arsye politike synojmë që të kemi shumicë prej mbi 150 vota, por formalisht, nga aspekti juridik nuk janë të obliguar për këtë”, shton ministri grek i Punëve të Jashtme.

Në intervistë, shefi i diplomacisë greke i përmend edhe letrat kërcënuese dhe pakot me plumba dhe dhe me gjak që kanë mbërritur deri te ai, ndërsa në pyetjen se nëse do të shëtiste në rrugë në Selanik pa truproje, Koxias thotë se ai personalisht po, por truprojat e tij nuk do t’ia lejonin këtë.

Lidhur me hulumtimin e mendimit publik në Greqi dhe rezultatet sipas të cilave i madh është numri i qytetarëve që janë kundër Marrëveshjes, Koxias e përsërit qëndrimin e tij se sondazhet për MPJ-në greke japin tjetër imazh.

“Hulumtimet e realizuara për Ministrinë e Punëve të Jashtme të cilët nuk janë të dedikuara për publikim, tregojnë tjetër imazh: rreth 55 për qind, sipas këtyre hulumtimeve janë kundër Marrëveshjes, ndërsa madje 37 për qind për. Bëhet fjalë për pikë të mirë nisëse, nëse mendohet se zgjidhja në parlament është mbështetur vetëm nga SYRIZA”, thotë Koxias. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button