Siri, fillojnë evakuimet e detyrueshme nga Dera

Është nisur autokolona e parë e evakuimit që bart personat të cilët nuk pranojnë marrëveshjen mes regjimin të Bashar al Asadit, të arritur mes Rusisë edhe opozitarëve ushtarakë në qytetin Dera, në jugperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton gazetari i AA-së në Dera, në bazë të armëpushimit të arritur më 6 korrik mes Rusisë dhe opozitarëve ushtarakë në Dera, autokolona e parë e evakuimit që bart civilët dhe opozitarët ushtarakë nga lagjja Dera el-Belede është nisur në drejtim të Idlibit, në veri të vendit.

Në autokolonën e parë prej 15 autobusësh ndodhen rreth 700 persona.

Në anën tjetër opozitarët ushtarakë nga Dera, disa ditë pas nënshkrimit të armëpushimit akuzuan regjimin dhe Rusinë për “mosrespektim të armëpushimit dhe ndalimin e atyre që duan të emigrojnë në veri të vendit”.

– Procesi i armëpushimit dhe evakuimit

Regjimi dhe mbështetësit e tij më 20 qershor, me mbështetjen ajrore të Rusisë nisën një operacion ushtarak ndaj Deras. Pas kësaj më 6 korrik Rusia dhe opozitarët ushtarakë u pajtuan për një armëpushim të përhershëm, përfshirë rajonet në jug të Sirisë.

Në marrëveshjen në fjalë përfshihet pika, sipas së cilës Rusia dhe forcat e regjimit do të ofronin lehtësi për ata që duan të emigrojnë nga Dera për në rajonet veriore të vendit.

Pas marrëveshjes së armëpushimit, regjimi dhe mbështetësit morën nën kontroll 85 për qind të vijës kufitare të vendit me Jordaninë.

Ndryshe, qytetet Idlib dhe Kuneytra, në jugperëndim të Sirisë ishin shpallur “zonë e deeskalimit” në bisedimet e mbajtura në Astana më 4 dhe 5 maj.

Dy muaj më vonë Rusia, SHBA-të dhe Jordania rajonin Dera dhe Kunejtra i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Ndërsa më pas edhe SHBA-të ndërprenë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button