“Rusi 2018”, shumica e futbolldashësve presin që Kroacia të bëhet kampione e botës

 Me ndeshjen e sotme finale mes Kroacisë dhe Francës, do të mësohet kampioni i Kupës së Botës “Rusi 2018”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq shumica e futbolldashësve në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, dëshirojnë dhe presin që Kroacia të bëhet kampione e botës.

Shumica e futbolldashësve në pemën e turneut që ndodhet mbi murin prej qelqi të Muzeut të Kampionatit Botëror thanë se mbështesin Kroacinë.

Duke rikujtuar se Kroacia është kualifikuar për herë të parë në finale, futbolldashësit në masë të madhe dëshirojnë që Kroacia të fitojë për herë të parë këtë kampionat.

Edhe rusët dëshirojnë të shohin Kroacinë si kampione

Një pjesë e madhe e popullit rus pret që Kroacia të bëhet kampione.

Ata thonë se Kroacia ka treguar fuqinë e saj në ndeshjen ndaj tyre. “Kroacia është një skuadër shumë e mirë. Tri herë kanë fituar ndeshjet që shkuan në kohën shtesë dhe treguan se sa shumë e duan këtë kupë”, thonë rusët.

Modriç, Pogba, Mbappe

Gjithashtu edhe tifozët japonezë dhe arabë të cilët ndodhen në Rusi për këtë kampionat shprehën dëshirën që Kroacia të bëhet kampione.

Ata të cilët e mbështesin Kroacinë, më së shumti i besojnë Luka Modriçit.

Ndërsa disa nga futbolldashësit uzbekë dhe azerbajxhanas dëshirojnë fitoren e Francës. Ata në kombëtaren franceze më së shumti i besojnë lojtarëve si Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.

Kujtojmë se finalja e Kampionatit Botëror mes Kroacisë dhe Francës do të luhet sot në stadiumin “Luzhniki” në Moskë me fillim në ora 17:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button