Mërgimtari i gjorë

Ditë e bukur korriku. Shikoja televizion. Emision për mërgimtarët. Ishin tepër të entuziazmuar, ndoshta kishin arsye – vinin në vendlindje! Program i bukur – por prekës!

Po athua vallë mund të jetë ndryshe, programi në të cilin protagonistë janë mërgimtarët, programi në të cilin shfaqen qeniet më të përvuajtura, qeniet për të cilat janë derdhur shumë lot, qeniet për të cilat është shkruar, folur dhe kënduar shekuj me radhë? Për këta janë thurur vargje nga më të ndryshmet. Për këta kanë recituar poetë shumë të spikatur. Për këta kanë kënduar shahirë e shahira. Për këta kanë kënduar, nëna, motra, nuse,… kanë vajtuar edhe qyqe!”. Për këta janë treguar shumë histori, janë thurur shumë legjenda. Për këta….!

Po, pse tani është ndryshe? Pse, o mërgimtarë? Pse, ne, nuk bëjmë asgjë për ju? Pse,… pse?

Pse kemi dëshirë që ju të bëni gjithçka, dhe jo anasjelltas? Pse kemi dëshirë që të keqpërdorim natyrën tuaj të sinqertë!  Pse kemi dëshirë t’ju shikojmë nëpër xhepa! Pse kemi dëshirë që vetëm ju të na paguani?  Pse kemi dëshirë që ju të na ndërtoni shtëpitë! Pse kemi dëshirë që ju të na bëni dasmat? Pse kemi dëshirë që ju të na rregulloni ujësjellësit, kanalizimet, rrugët, të na ndërtoni xhamitë, shkollat, spitalet, ndoshta të na paguani edhe pushimet!

Pse kemi dëshirë që vetëm të vini, të na votoni dhe menjëherë të ikni nga keni ardhur! Pse dëshirojmë që vetëm t’ju plaçkitim? Pse kur vini ju biletat arrijnë në “Qiell”. Pse kemi vendosur që taksat rrugore për ju të jenë më të shtrenjta. Pse kemi dëshirë, që me orë të tëra, t’ju shohim duke pritur nëpër pikat kufitare?

Po, po mërgimtarë, ndaj jush jemi shumë të padrejtë! Ndaj jush janë bërë dhe bëhen padrejtësi të mëdha. Ju llogariteni si qytetarë të rendit të dytë. Ju jeni konsideruar dhe konsideroheni si bankënota! Ju jeni po ata, të cilëve para pak vitesh, bankat tona ua konfiskuan kapitalin, që e kishit krijuar me shumë mund! Për çudi, këta, aspak nuk i brenë ndërgjegjja!

Shtrohet pyetja: Pse, ne, nuk bëjmë diçka për ju? Pse nuk e çmojmë vlerën tuaj? Pse nuk ju ngrohim shpirtin? Pse nuk ju shkruajmë pankarta mirëseardhjeje? Pse nuk organizojmë programe festive, të cilat ju kanë munguar shumë në dheun e huaj? Pse nuk bëjmë organizime ku ju do jeni figurat qendrore? Pse nuk ua lehtësojmë pritjet nëpër sportele? Pse…?

Megjithatë dijeni, ju jeni të pastër! Ju nuk duhet të shqetësoheni, ju mbeteni qeniet më të çiltërta, ndërsa neve do të na dënojë Ai – Zoti! Në fakt tashmë na ka dënuar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button